Flash

Vjen Bajrami pa minuta, por jo Mehmeti me gola: Sylvinho publikon sfiduesit e Serbisë

Lapsi.al 3 October 2025
Vjen Bajrami pa minuta, por jo Mehmeti me gola: Sylvinho publikon sfiduesit e
Tetori ka mbërritur dhe temperaturat për përplasjen vendimtare me Serbinë, për kualifikueset e Botërorit 2026 po rriten. Sidoqoftë, tani tifozët e dinë se me cilët lojtarë do të përballen në transfertën e zjarrtë të Leskovacit. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, jo vetëm kundër Serbisë, por edhe miqësores ndaj Jordanisë. Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në grupet e Conference League, ka bindur trajnerin Sylvinho për ta ftuar në Kombëtare.

Lexo më tej: Etrit Berisha nuk ka më dashamirës në Kombëtare: dëmtohet Kastrati por thirret Simoni

Ai që nuk po bind dot brazilianin, pavarësisht 4 golave e 3 asisteve në 8 ndeshje, është Anis Mehmeti. Anësori i Bristol City në Championship vazhdon të mos thërritet nga tekniku i Kombëtares, që në anën tjetër beson te Jasir Asani që luan në Iran dhe Nedim Bajrami që emrin e ka te Rangers por lojën e sheh nga pankina e tribuna. Pjesa tjetër, asnjë surprizë. Të gjithë emra që janë të përhershëm në zgjedhjet e teknikut Sylvinho, duke filluar nga Broja që minutat i ka me pikatore, por me brazilianin që mesa duket ëndërron ti kthehet në kohët e lavdisë së shkurtër të golave të shënuara ndaj Hungarisë, sepse që aty është në black-out total.

Lista e lojtarëve

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45. Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00. Biletat për këtë ndeshje janë në shitje online në linkun Shqipëri – Jordani, si dhe në pikë fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI