Flash

Theri me thikë shokun në mes të rrugës! Zbardhet krimi në Babrru

Lapsi.al 3 October 2025
Theri me thikë shokun në mes të rrugës! Zbardhet krimi

Uniformat blu kanë bërë të mundur zbardh vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës "Azem Hajdari" në Babrru. Autori ka rënë në prangat e policisë, dhe rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë duke pirë së bashku para se të ndodhte krimi i rëndë.

Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, kontlikt i momentit. E ka qëlluar me thikë dhe ka ikur. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.

Menjëherë pas ngjarjes policia futi Tiranën në shtetrrethim duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Pas disa orësh kërkime ata bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit, i cili në momentin ku u largua nga vendi i krimit u pa nga banorët e zonës me njolla gjaku në trup.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët...

07:33

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI