Flash

Mehmeti i ri, Berisha i vjetër! Sylvinho me justifikime: “E di ç'ndodhi në Serbi”

Lapsi.al 3 October 2025
Mehmeti i ri, Berisha i vjetër! Sylvinho me justifikime: “E di

Zgjedhjet në njërën anë e Serbia në anën tjetër. Tetori është i komplikuar për Kombëtaren dhe për teknikun e saj Sylvinho, që ndoshta në Leskovac luan edhe të ardhmen në pankinën kuqezi. “Ne duhet të përqendrohemi 100 % te ndeshja me Serbinë. Për të ardhmen duhet të mendoj unë, por nuk është momenti. Nuk më shqetëson aspak, duhet të përqendrohemi te Serbia. Ndeshja me Serbinë nuk është e rëndësishme, por shumë e rëndësishme”.

Braziliani. megjithatë. e ka të qartë se mungesa e fitores do ta bënte me shumë mundësi të mbetej jashtë arritjes së një vendi në playoff, duke dështuar kështu në objektivin për të kualifikuar Shqipërinë në finalet e Botërorit 2026 për herë të parë në histori: “Është një ndeshje e rëndësishme për të qëndruar ”gjallë” dhe të jemi drejt objektivit për të shkuar në Botëror. Nuk është ndeshje definitive, sepse janë edhe dy ndeshje të tjera, përveç ndeshjes me Serbinë për të përfunduar këtë rrugëtim. Është pengesë e vështirë, por që do të japim maksimumin”.

Nga Beogradi në Leskovac

Nga ajo skuadër e 11 viteve më parë të ngjarjeve fatkeqe në Beograd është ende Hysaj, por të gjithë lojtarët e njohin atë që ndodhi, përfshirë teknikun Sylvinho: “E kam parë ndeshjen e 11 viteve më parë. Ne jemi të përgatitur për të bërë një ndeshje futbolli, për të pasur një ndeshje të bukur nga të dyja palët. Duhet të përgatitemi mirë për të dhënë 100% tonë. E theksova dhe më parë që kemi grumbulluar 25 lojtarë në mënyrë që të jemi të përqëndruar në atë që duam të japim”.

Të përjashtuarit

Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij, por justifikimet për lënien jashtë të Anis Mehmetit, Etrit Berishës e së fundmi edhe Ernest Muçit lënë për të dëshiruar. “Muçi ka një rrugëtim të ri me një klub të ri, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Duhet të zgjedh lojtarët. E zgjedh unë të shkoj me 25 lojtarë, jo me 28 në Serbi. Kjo ka qenë zgjedhja ime përsa i përket kësaj ndeshje”, shpjegoi Sylvinho. Praktikisht e njëjta gjë për të cilën edhe Mehmeti nuk është preferuar, pavarësisht formës së mirë në Angli me Bristol. “Mehmetin e kam vizituar edhe në Bristol, por siç e kam thënë dhe më parë, kemi shumë ‘trafik’ në krahun e majtë si Hoxha, Bajrami, Uzuni. Mehmeti me ne ka luajtur në të djathtë, por me ekipin e tij luan në krahun e majtë. Është një lojtar shumë i mirë, nuk kam gjë kundër tij, por preferoj mos të shkoj me 26-27 lojtarë dhe nuk është momenti i një 21 vjeçari”.

Lexo më tej: Vjen Bajrami pa minuta, por jo Mehmeti me gola: Sylvinho publikon sfiduesit e Serbisë

Mund të jetë edhe kështu, por Medon Berisha një rezervë te Lecce shkoi në Europian pa asnjë ndeshje me kombëtaren kur ishte 20 vjec, e njëjta gjë edhe Simoni, që vazhdon preferohet pa luajtur para Etrit Berishës: “Tre portierët që kemi grumbulluar për këtë ndeshje kanë dhënë performanca shumë të mira, si në ndeshje, po ashtu në stërvitje. Ia kam thënë Ilir Bozhiqit, përgatitësit tonë, më ka pëlqyer stërvitja e tyre. Dajsinani po bën shumë mirë. Simoni është lojtar për të ardhmen. Kur e mora në Europian, e bëra sepse te Simoni kam besim shumë që në të ardhmen mund të marrë një vend në këtë Kombëtare dhe të ecë shumë para”.

Sa për kujtesë, trafiku në krahun e majtë është vetëm në mendjen e teknikut Sylvinho, sepse aty praktikisht luan vetëm Bajrami, që me Rangers nuk konsiderohet nga tekniku i tij, por vazhdon i merr vendin Hoxhës (me përjashtimin e rasteve të rralla) dhe Mehmetit e Muçit. Braziliani llogarit edhe Uzunin, por beretasi e ka harruar kohën kur aktivizohej aty, duke qenë tashmë një sulmues i dytë ose qendërsulmues. Sidoqoftë, zgjedhjet janë të Sylvinhos e përgjegjësitë gjithashtu. Tifozët presin ndeshjen direkte me Serbinë, pas saj është koha e bilanceve.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI