Flash

Kush është Özer, portieri që i priti 3 penallti Romës: i kishte premtuar të fejuarës

Lapsi.al 3 October 2025
Kush është Özer, portieri që i priti 3 penallti Romës:
Berke Özer pa që popullariteti i tij të shpërthente pas tre penalltive të pritura në Roma-Lille. Në ndeshjen e Europa League ku skuadra franceze u imponua 1-0 në Olimpico, portieri turk arriti të neutralizonte dy herë Dovbyk dhe një herë Soulé, pasi arbitri vendosi të bënte të përsëritej penalltia. Një mbrëmje e paharrueshme për lojtarin e lindur në vitin 2000, i cili në formacionin transalpin ka trashëguar vendin e Chevalier, që nga ana e tij ishte bërë trashëgimtari i Donnarummës te PSG. Si ia doli? Përveç dëshirës për të shlyer një fillim sezoni jo të lehtë, Berke Özer kishte një motivim të veçantë, falë të fejuarës së tij.

Kush është Berke Özer, portieri i Lille që priti tre penallti ndaj Romës

Nëse të presësh një penallti është një arritje aspak e thjeshtë, imagjino të presësh tre në tre minuta, ndaj dy lojtarëve të ndryshëm. E megjithatë Özer ia doli, si kur arbitri vendosi ta përsëriste penalltinë për shkak të një hyrjeje në zonë të një shoku të skuadrës, ashtu edhe kur ai vetë u kap më përpara sesa vija e portës. Dy zhytje në të majtë për t’i thënë jo Dovbyk dhe një në të djathtë kur Soulé vendosi të ndryshonte trajektoren. Një ndërhyrje e trefishtë e jashtëzakonshme për këtë djalë që, pasi ka veshur fanellat e shumë klubeve në atdhe, përfshirë ato të Fenerbahce, Eyupspor dhe Umraniyespor, me paranteza në Portugali dhe Belgjikë, vendosi verën e kaluar të transferohej te Lille. Shoqëria franceze, e mbetur pa njërin prej portierëve më të mirë të Francës, vendosi të investonte tek ai me një shifër prej 4.5 milionë eurosh.

Paraqitjet e Özer te Lille pas Chevalier

Fillim ishte jo i lehtë për Berke, i cili, para sfidës me Romën, kishte pësuar 13 gola në 7 ndeshje duke mbledhur vetëm një clean sheet. Pastaj, ja nata magjike e Olimpicos për këtë djalosh që në aktiv ka edhe dy paraqitje me kombëtaren e parë turke, ku kishte mbërritur pasi kishte kaluar të gjitha nivelet e moshave. Trajneri i tij Bruno Genesio komentoi kështu paraqitjen e portierit: “Berke erdhi pas një portieri si Chevalier, një prej më të mirëve në Francë. Nuk është gjë e lehtë. Si i ri dhe pak i njohur ndryshoi vend, gjuhë, zakone stërvitjeje. Janë sfida vërtet të vështira”. Edhe Genesio mbeti shumë i impresionuar nga ajo që ndodhi: “Berke Özer priti tre penallti radhazi. Në jetën time nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë. Kanë qenë momente të vështira. Që në ndeshjen kundër Lorient kishte neutralizuar një penallti. Për të të presësh penallti duket gati si një hobi. Por t’ia dalësh në Europë është diçka e jashtëzakonshme”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by BERKE ÖZER (@berke)

Premtimi ndaj të fejuarës

Po vetë protagonisti? Berke Özer, entuziast dhe gati i pabesueshëm, tregoi një prapaskenë që lidhej me të fejuarën në mikrofonët e Canal+: “Ishte një mbrëmje e çmendur. Para ndeshjes i premtova të fejuarës time se nuk do të pësoja gol. Më tha që kishte pak kohë që nuk kisha bërë një clean sheet. Nuk mendoja se do të ishte kaq e vështirë, por në fund ia dola. As vetë nuk e di si e bëra, për të qenë i sinqertë. Po të kishte qenë edhe një e katërt, mund ta kisha pritur edhe atë. Por ishte një mbrëmje e pabesueshme për skuadrën. Brenda meje, ajo që ka rëndësi janë tre pikët, jo tre penalltitë e pritura”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI