Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Hamasi i kthen përgjigje Trump për planin e paqes në Gaza: Dakord, por...

Lapsi.al 3 October 2025
Hamasi i kthen përgjigje Trump për planin e paqes në Gaza:

Hamasi ka rënë dakord të lirojë të gjithë pengjet e mbetura izraelite, por ka thënë se dëshiron negociata të mëtejshme mbi një numër pikash kyçe të përcaktuara në planin e paqes të SHBA-së. Në një deklaratë, lëvizja tha se bie dakord "të lirojë të gjithë të burgosurit izraelitë, si të gjallë ashtu edhe të vdekur, sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në propozimin e Presidentit Trump" - nëse plotësohen kushtet në terren për shkëmbimet.

Megjithatë Hamasi kërkon negociata të mëtejshme mbi çështje të tjera në lidhje me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat e popullit palestinez, duke thënë se ato janë ende duke u diskutuar. Njoftimi erdhi disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dha Hamasit një afat deri të dielën për të pranuar planin e paqes së SHBA-së për Gazën ose ndryshe do të përballej me "të gjithë ferrin".

Deklarata e Hamasit nuk përmend se pranon konkretisht planin 20-pikësh të Trump, por thotë se "rinovon marrëveshjen e saj për t'ia dorëzuar administrimin e Rripit të Gazës një organi palestinez të pavarurish (teknokratësh), bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe mbështetjen arabe dhe islamike". Deklarata nuk përmend edhe një nga kërkesat kryesore të planit - që Hamasi të bjerë dakord për çarmatimin e tij dhe të mos luajë më asnjë rol në qeverisjen e Gazës.

Pyetja kryesore është nëse marrëveshja për lirimin e pengjeve dhe përfundimisht dorëzimin e Gazës do të jetë e mjaftueshme që Donald Trump të besojë se ekziston një perspektivë për t'i dhënë fund luftës. Plani i paqes propozon një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur nga Hamasi - si dhe mbetjet e pengjeve që mendohet të jenë të vdekur - në këmbim të qindra banorëve të Gazës të ndaluar. Besohet se 48 pengje mbahen ende në territorin palestinez nga grupi i armatosur, vetëm 20 prej të cilëve mendohet të jenë gjallë.

Sipas planit të SHBA-së, Hamasi nuk do të kishte asnjë rol në qeverisjen e Gazës dhe kjo lë derën hapur për një shtet përfundimtar palestinez. Netanyahu rikthehu kundërshtimin e tij të hershëm ndaj një shteti palestinez, duke thënë në një deklaratë video menjëherë pas njoftimit se: "Nuk është shkruar në marrëveshje. Ne thamë se do ta kundërshtonim fuqimisht një shtet palestinez".

Plani përcakton që sapo të dyja palët të bien dakord për propozimin, "ndihma e plotë do të dërgohet menjëherë në Rripin e Gazës".

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë. Të paktën 66,288 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në territor. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI