Flash

Erdogan i kujton Netyanahut kryqëzatat: Do të luftojmë si Saladini

Lapsi.al 3 October 2025
Erdogan i kujton Netyanahut kryqëzatat: Do të luftojmë si

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kujtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu rënien e Jeruzalemit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke hequr një paralele me situatën që paraqitet sot pas konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.

Erdogan përkujtoi 838-vjetorin e pushtimit të Jerusalemit me një postim ku i referohet konkretisht Sulltan Salahudinit (Salah ad-Din al-Ayyubi).

“Në 838-vjetorin e Rënies së Jerusalemit, kujtoj me respekt pushtuesin e dytë të këtij qyteti të shenjtë, Salahudin Ayyubi, dhe ushtarët e tij heroikë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me vendosmëri dhe këmbëngulje për Jerusalemin, i cili na u besua nga Profeti ynë dhe profetët që erdhën para tij”, shkruan Erdogan.

Jerusalemi ra më 2 tetor 1187 në duart e Sulltanit të Egjiptit dhe Sirisë, Saladinit, pas një rrethimi 12-ditor. Beteja vendimtare e Hatinit u zhvillua në vitin 1187 midis Kryqëzatave të Guy të Lusignanit dhe Ayyubidëve myslimanë të Saladinit.

Kjo rezultoi në një disfatë të madhe për Kryqëzatat, e cila çoi në shpërbërjen e Mbretërisë së Jerusalemit dhe më vonë në vitin 1189, në Kryqëzatën e Tretë./A2

Të këshilluara

Orban: BE do luftë me Rusinë!

Udhëheqja e BE-së duket se është e vendosur ta shtyjë bllokun në një luftë me Rusinë, tha të enjten kryeministri hungarez Viktor Orban. Në një postim në “X”,...

19:09

Izraeli ndalon 13 anije me ndihma për Gazën

Izraeli ka ndaluar 13 anije me ndihma të cilat kishin si destiancion përfundimtar Gazën. Qindra aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunber...

14:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI