Flash

“Do flas me drejtuesit”: Milinkovic gati dorëheqjen, Bordin euforik: “E stërmerituam”

Lapsi.al 3 October 2025
“Do flas me drejtuesit”: Milinkovic gati dorëheqjen, Bordin

“Nuk e di pse ndodhin disa gjëra, sikur jemi të mallkuar. Ndodhën disa gjëra që nuk i deshëm. Goli i parë, u dëmtuan Hoxha dhe Preka. Ishin zëvendësime të detyruar që nuk i deshëm. Po mundohem të gjej arsyen pse këto 2 muaj po ndodhin këto gjëra. Nuk mund të them që lojtarët nuk deshën, dhanë maksimumin, por në futboll ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme”. Mladen Milinkovic nuk gjen arsye logjike për të shpjeguar serinë prej 5 humbjesh radhazi në kampionat të Partizanit të tij. Tekniku serb rrezikon ta gjejë veten në fundin e renditjes, në përfundim të javës së 6 të Superiores dhe në këtë pikë dorëheqja nuk është larg.

Madje, Milinkovic jep sinjale të qarta të asaj cfarë mund të ndodhë në fundjavë: “Kur humbet gjithkush mund të ketë mendimin e vetë. Formacioni ka të bëjë me formën aktuale të lojtarëve. Do të flas me bordin, do të të dëgjoj çfarë kanë për të thënë, nuk është e lehtë, sepse kjo është një situatë që përsëritet javë pas jave”.

Lexo më tej: Partizani bie në Ballsh, Bylis e përmbys me tris: Milinkovic në vendin e tetë

Tekniku del hapur dhe nxjerr problemet në sipërfaqe ashtu si nuk kishte bërë kurrë: “Përveç problematikës së lëndimeve, shqetësuese është dhe forma e lojtarëve. E kemi shumë të vështirë të përzgjedhim 11-shen. Ka shumë lojtarë që janë jashtë formës për momentin dhe nuk po kontribuojnë për ekipin”.

Bordin dilematik: “Por nëse do të jemi të lumtur vetëm për një derbi…”

“E filluam nga pjesa e dytë e ndeshjes me Dinamon, e kishim thënë që këtu do të ishte rinisja jonë. Sot e stërmerituam që të fitonim këtë derbi. Ndaj fitorja u kushtohet atyre, presidentit e mbi të gjitha tifozëve që e kanë mbështetur ekipin”. Roberto Bordin nuk e fsheh lumturinë për triumfon në derbi, që është edhe fitorja e parë sezonale e Tiranës.

Tekniku italian e kupton më së miri rëndësinë e kësaj fitoreje në derbin me rivalin e përjetshëm: “Një ndeshje vendimtare se fitoret japin entuziazëm, vetëbesim, ndërgjegjësim. Mbrojtëm shumë mirë, nuk lejuam kurrë gjuajtje në portë dhe përtej fazës ofensive dhe kundërzbritjeve, djemtë mbrojtën me karakter dhe kurajë”. Bordin megjithatë e di se vetëm kaq nuk mjafton, duhet që rezultateve ti japë vazhdimësi, në mënyrë që renditja të përmirësohet ndjeshëm: “Ishte ndeshje e mirë, ishim të përqendruar deri në fund të ndeshjes dhe jam i lumtur se është një derbi i rëndësishëm për të gjithë. Për mua ishte shumë emocionues. Jam shumë i lumtur por sonte i gëzohemi kësaj fitoreje dhe kthehemi pas disa ditësh pushime që të kthehemi edhe më të fortë se sa më parë. Por nëse do të jemi të lumtur vetëm për një derbi… ky është momenti të konsolidojmë punën në vijim".

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI