Flash

Botërori 2026, një biletë e finales mund të kushtojë deri 5.800 euro: zbulohen çmimet

Lapsi.al 3 October 2025
Botërori 2026, një biletë e finales mund të kushtojë

Gara për biletat e turneut Botërori 2026, i cili do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës, ka nisur zyrtarisht. Blerja e biletave bëhet përmes llotarisë së FIFA-s, një sistem që u mundëson vetëm të përzgjedhurve të hyjnë në fazën e shitjes dhe të blejnë biletat “me kuti të mbyllur”, pa e ditur paraprakisht se cilën ndeshje do të shohin. Hidhja e shortit të ndeshjeve, në fakt, do të ndodhë vetëm në dhjetor, dhe vetëm atëherë do të jetë e mundur të zgjidhen takime specifike.

Në pritje për të mësuar nëse Shqipëria do të arrijë më në fund në playoff të finaleve të një Botërori, entuziazmi mes sportdashësve të futbollit në mbarë botën po rritet për një ngjarje që premton të jetë ndër më spektakolaret dhe më të kushtueshmet ndonjëherë.

Çmimet e të gjitha ndeshjeve dhe si të blihen biletat

Çmimet ndryshojnë ndjeshëm në varësi të fazës së turneut dhe pozicionit në shkallët e stadiumit: nis nga rreth 200 euro për ndeshjet e para dhe arrin deri mbi 2.500 euro për të parë gjysmëfinalet. Finalja, e programuar në MetLife Stadium të New York-ut, do të jetë ngjarja më ekskluzive, me bileta që variojnë nga 2.030 deri në 6.730 dollarë (rreth 1.900–5.800 euro).

Për vendet organizatore të turneut Botërori 2026, si Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, kostot janë edhe më të larta: nga 400 deri në 800 dollarë për ndeshjet e grupeve, me ndeshjen e parë në shtëpi që mund të kalojë 1.700 dollarë.

Pavarësisht premtimeve për bileta të arritshme, shumë tifozë janë ankuar për mungesën e biletave të lira, shpesh të kufizuara në sektorët më të pakëndshëm të stadiumeve. Blerja e biletave për eventin Botërori 2026 bëhet ekskluzivisht përmes llotarisë së FIFA-s, dhe për këtë arsye nuk është e mundur t’i blesh lirshëm online. Vetëm përdoruesit e përzgjedhur mes miliona të regjistruarve në portalin zyrtar marrin akses në një dritare kohore 24-orëshe për të blerë biletat, pa ditur paraprakisht se cilën ndeshje do të shohin.

Faza e parë e shitjes, e rezervuar për poseduesit e kartave Visa, nisi më 1 tetor, ndërsa e dyta është parashikuar për 27 tetor. Megjithatë, shumë tifozë kanë shprehur zhgënjim: disa nga të përzgjedhurit nuk kanë marrë emailin e konfirmimit, dhe biletat e shumë të reklamuar prej 60 eurosh rezultuan të jenë shumë të pakta dhe të vendosura në sektorët më pak të favorshëm të stadiumeve të Amerikës së Veriut.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI