Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Balluku përjashton Spiropalin nga fushata në Tiranë

Lapsi.al 3 October 2025
Balluku përjashton Spiropalin nga fushata në Tiranë

Edi Rama po ndan detyrat dhe rolet për fushatën e Tiranës në mbledhjen me dyer të mbyllura që ka nisur te Hotel Tirana. Nga burimet brenda takimit, sic mëson Lapsi.al, Elisa Spiropali është përjashtuar nga kjo fushatë.

Rama vijoi ironinë me Ministren e Jashtme kur tha që ajo do të “ qëndrojë nëpër botë”. Spostimi i saj ka të ngjarë të jetë më shumë kërkesë e Belinda Ballukut, e cila ka kohë që nuk e fsheh “armiqësinë” me Spiropalin.

Kujtojmë që Elisa Spiropali ka qenë drejtuese politike në Tiranë në zgjedhjet e fundit, ku mori një rezultat të keq në Kavajë e Kamëz.

Zonë elektorale në Tiranë do të kenë gjithashtu edhe ministra të tjerë, thanë burime për Lapsi.al nga brenda takimit, si dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi e kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI