Flash

Si bëri David të humbte një gol të bujshëm me portën bosh në Villarreal-Juventus

Lapsi.al 2 October 2025
Si bëri David të humbte një gol të bujshëm me

Është imazhi i mbrëmjes, një makth për Jonathan David. Së pari një gol i bujshëm i humbur në mënyrë të pashpjegueshme me portën bosh dhe pastaj traversa fatkeqe me rezultatin 1-2 për Juventus që do t’i kishte dhënë skuadrës së Tudor pothuajse sigurinë e plotë të fitores. Pikërisht nata e keqe e sulmuesit kanadez u vu në plan të parë pas barazimit 2-2 të Zonja e Vjetër në fushën e Villarreal. Gabimi i tij ishte fshirë, pjesërisht, vetëm nga goli i barazimit që erdhi menjëherë pas, me firmën e mbrojtësit Gatti, i cili me një roveshiatë të jashtëzakonshme kishte arritur ta fiksonte përkohësisht rezultatin në 1-1.

Goli i Conceicao bëri më pas pjesën tjetër duke i dhënë Juventus mundësinë të dilte nga kjo sfidë me tre pikë në xhep. Por rrjeta e ish-it e firmosur nga Renato Veiga në minutën e 90’ i prishi gjithçka duke e bërë të rëndonte edhe më shumë si një shkëmb ai gabim i bujshëm i David, i cili ende nuk po arrin të imponohet te Juventus. E pabesueshme ajo që u pa në fushë kur kanadezi e dërgoi topin jashtë, një top që duhej vetëm të shtyhej në rrjetë me minimumin e përpjekjes, pa qenë nevoja të lodhej shumë.

Lexo më tej: Champions/ PSG marshon në Barcelonë: ish-Veiga i heq Juventus fitoren, ndalet City

Aksioni është për manual dhe vjen praktikisht në fillim të pjesës së dytë kur Tudor vendos të fusë në fushë Conceicao në vend të një Koopmeiners gjithnjë e më negativ. Portugezi me shpejtësi shpik një lëvizje të pabesueshme duke u futur deri në vijën fundore përpara se të shërbejë asistin për David në qendër të zonës. Sulmuesi kanadez është gjithashtu i mirë në kundërlëvizje duke u pozicionuar krejtësisht i vetëm përpara pikës së penalltisë, praktikisht në zonën e vogël. Topi që i vjen në të majtën megjithatë përfundon në mënyrë të pabesueshme jashtë.

Asisti i Conceicao është paksa i ndotur nga devijimi me majë nga Rafa Marin dhe ndoshta kjo e ka mashtruar David që nuk arriti ta godiste topin plotësisht me shputë. Megjithatë sfera, siç duket nga pamjet, kërcen lehtë pikërisht në momentin e goditjes së sulmuesit bardhezi, i cili përfundon duke e prekur vetëm me majë para se topi të shkonte jashtë. Conceicao i pabesueshëm, David gjithashtu, ashtu si edhe e gjithë pankina. Sigurisht, nuk është krejtësisht faji i tij, por mungesa e ashpërsisë agonistike në atë rast sot peshon si një shkëmb.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI