Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shkoi të punonte në Angli, shqiptari kapet me "shtëpi bari"

Lapsi.al 2 October 2025
Shkoi të punonte në Angli, shqiptari kapet me "shtëpi

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet angleze pasi u kap në një shtëpi bari, e cila shërbente për kultivimin e lëndëve narkotike. I arrestuari është Indri Lumci, 22 vjeç i cili ishte nisur më parë drejt Mbretëris së Bashkuar, me qëllim që të punonte në sektorin e ndërtimit.

Ai u gjet në shtëpinë në Loftos Avenue kur oficerët e vizituan më 19 prill 2025. Dy qen të mëdhenj ishin në kuzhinë në pjesën e prapme të shtëpisë dhe Lumci ishte me një qen tjetër në dhomën e përparme. Gjatë arrestimit nga policia ai tentoi të fshihet në papfingo.

Mediat angleze shkruajnë se tre dhoma gjumi të shtëpisë së tij ishin shndërruar në një fermë të sofistikuar kanabisi, me ndriçim, ventilatorë dhe ventilim për të maksimizuar rritjen. Ndërsa mbi tavolinën e kafesë u gjet një thikë, një shkop i zi dhe çelësi i një makine Honda e cila ishte parkuar jashtë. Gjithashtu u gjet edhe kanabis me vlerë 4,000 paund.

Gjykata e dënoi Lumcin me burg, ndërsa gjykatësi cili gjykoi rastin tha se kjo nuk ishte rruga e duhur dhe se ai kishte zgjedhur rreziku, të cilin duhet ta paguante. Të pandehurit që janë emigrantë të paligjshëm dhe që dënohen me më shumë se 12 muaj deportohen automatikisht.

"Ju zgjodhët ta bëni këtë. Ju morët rrezikun dhe tani duhet të paguani gjobën." tha gjykatësi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI