Flash

Pse goli i Ramos në Barcelona-PSG është i rregullt edhe pse u zgjodh ‘frame’ i gabuar

Lapsi.al 2 October 2025
Pse goli i Ramos në Barcelona-PSG është i rregullt edhe pse u
Një instrument i menduar për ta bërë vendimmarrjen në fushë sa më të saktë dhe transparente të jetë e mundur, e megjithatë shumë herë tifozeria ndërhyn dhe vendimet nuk pranohen. VAR kthehet sërish në diskutim, edhe pse këtë herë fajet janë të pjesshme, mbi të mundshmin pozicion jashtë loje në golin e dytë të PSG në Champions League. Në rrjete sociale, tifozët e Barcelonës nuk humbën kohë duke denoncuar gabimin e bujshëm nga grupi arbitral që, sipas tyre, do të kishte treguar fragmentin e gabuar për të llogaritur pozicionin e Gonçalo Ramos, sulmuesit të skuadrës së Parisit. Fragment i gabuar apo e saktë, polemika u zhduk në asgjë, portugezi në të dyja rastet ishte në lojë dhe goli ishte krejtësisht i rregullt. Në Spanjë ndodhi gjithçka: pas një avantazhi fillestar të Barcelonës me Ferran Torres, skuadra e Flick u detyrua të vuante dhe t’i dorëzohej presingut të parizienëve. Fillimisht me Mayulu, ylli shumë i ri vetëm 19-vjeçar i zgjedhur nga Luis Enrique për të udhëhequr sulmin, pastaj me Gonçalo Ramos. Pavarësisht shumë mungesave në skuadrën kampione në fuqi: Kvaratskhelia, Marquinhos dhe fituesi i ri i Topit të Artë Ousmane Dembélé për të përmendur vetëm disa, PSG ia doli të imponohet duke marrë tri pikë me një gol në minutat e fundit. Pikërisht mbi këtë u përqendrua zemërimi i tifozëve blaugrana.

Çfarë ndodhi me Ramos: VAR-i gabon, por goli është gjithsesi i rregullt

Një kundërsulm në minutën e 90-të e gjeti mbrojtjen e Barcelonës të zbuluar, dhe nga kjo përfitoi Hakimi me shpejtësinë e tij. Ish-mbrojtësi i Interit me hapa të gjata mori hapësirë, para se t’i shërbente me një pasim perfekt shokut të tij të sapofutur, Gonçalo Ramos. Asgjë për të bërë për Szczesny që nuk mundi të shmangte humbjen e skuadrës së tij. Tifozët megjithatë u ndalën pikërisht te pasimi i mbrojtësit, sipas tyre i parregullt për shkak të pozicionit të sulmuesit, përpara topit dhe pra në pozicion jashtë loje. Zgjedhja e VAR-it, në vend që të shuante polemikat, i ndezi ato më shumë, sepse nga salla e arbitrave u dërgua korniza e gabuar. Jo momenti kur Hakimi kryen pasimin, por një çast pasues kur topi tashmë ishte shkëputur nga këmba e mbrojtësit. Një kornizë ku ai (Hakimi) është më përpara se Ramos, i cili pra mbetet pas vijës dhe konsiderohet i rregullt, një çast që sipas rregullores nuk është i përshtatshëm për të identifikuar shkeljen. Siç përcakton rregulli nr. 11, duhet të merret në konsideratë momenti i fundit kur topi dhe këmba preken, çasti i fundit para pasimit. Analizat dhe përditësimet e mëtejshme të pamjeve kanë treguar, megjithatë, se polemika ishte e kotë. Duke rishikuar aksionin dhe duke vizatuar vijat imagjinare për të llogaritur distancën dhe perspektivën mes lojtarëve dhe topit, në fakt u zbulua se pavarësisht kornizës së përdorur, Ramos ishte i rregullt. Qoftë duke marrë parasysh atë të gabuar, të përdorur nga vetë VAR-i, qoftë duke marrë momentin e saktë, duke gjurmuar projekcionet mes trupit dhe topit vihet re se portugezi është më mbrapa, pra në lojë. Gabim i shmangur për arbitrat, pavarësisht gabimit, dhe fitore e rregullt për PSG.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI