Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Konflikti në Bilisht, arrestohen dy persona, procedohen dy të tjerë

Lapsi.al 2 October 2025
Konflikti në Bilisht, arrestohen dy persona, procedohen dy të

Është zbardhur dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.

Si pasojë është arrestuar një 39-vjeçar pasi u konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta.

Ka përfunduar në pranga edhe një  37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqëroi me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.

Procedohen penalisht  edhe 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.

Blutë kanë sekuestruar thikën e  dyshuar, që  u përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;

Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.

Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

'Dimër i parakohshëm' edhe në Kosovë

Mesnatën e kaluar, reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete të Kosovës, duke sjellë kështu 'dimër të parakohshëm'. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, n...

09:22

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet...

07:29

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI