Flash

Izraeli ndalon 13 anije me ndihma për Gazën

Lapsi.al 2 October 2025
Izraeli ndalon 13 anije me ndihma për Gazën

Izraeli ka ndaluar 13 anije me ndihma të cilat kishin si destiancion përfundimtar Gazën. Qindra aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunberg, janë ndaluar nga forcat izraelite. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se kishte ndaluar të gjitha anijet nga Flotilja Globale Sumud, përveç njërës dhe se ata që ndodheshin në bord po transferoheshin në një port izraelit për t'u deportuar.

BBC ka shkruar se anijet u ndaluan në ujëra ndërkombëtare, rreth 70 milje detare larg bregdetit të Gazës. Izraeli tha se marina e saj u kishte thënë anijeve të ndryshonin kursin pasi ato po i afroheshin një zone aktive luftimi dhe po shkelnin një bllokadë të ligjshme detare.

Grupi i aktivistëve të cilët po dërgonin ndihma drejt Gazës i përshkroi, ndalimet si të paligjshme dhe jo si një akt mbrojtjeje, por si një akt të paturp dëshpërimi. Një numër vendesh kanë shprehur shqetësim për incidentin. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se ndalimi në ujërat ndërkombëtare ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe shkel sovranitetin e çdo kombi, flamuri i të cilit valëvitej në dhjetëra anije në flotilje.

Ministria e jashtme e Turqisë e dënoi përgjimin si një akt terrorizmi dhe bëri thirrje që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës. Ndërsa Ministria e Jashtme e Izraelit publikoi pamje nga përgjimi që tregojnë Greta Thunberg të ulur në kuvertën e një varke, teksa një anëtar i ushtrisë izraelite i jep ujë dhe një xhaketë. Izraeli tha se aktivistët e ndaluar po çohen në portin e Ashdodit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI