Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi në fjalë është goditur me thikë. Policia tha se viktima ishte rreth 50 vjeç dhe kishte një plagë që mendohet se ishte shkaku i vdekjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.