Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Zgjedhjet në Tiranë/ Ermal Hasimja flet për mundësinë e kandidimit: Vlerësim për mua

Lapsi.al 1 October 2025
Zgjedhjet në Tiranë/ Ermal Hasimja flet për mundësinë e

Ermal Hasimja, një nga emrat në listën e kandidatëve për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës, reagoi sot për herë të parë në “Top Story” nga Grida Duma. Ai tha se opozita ka nevojë të jetë e bashkuar që përveç se të marrë votat e opozitës së bashkuar, të marrë edhe vota nga elektorati gri.

Ai gjithashtu tregoi se kandidatura e tij kishte ardhur nga Partia Mundësia dhe shtoi se edhe dy emra e tjerë në short-list u propozuan nga ai në një bisedë me deputetin e Partisë Mundësia, Erald Kapri.

“Nuk më janë bërë gjithë jetën këto lloj propozimesh. Nuk më ka ndodhur që të shoh kushtet e duhura për një lloj angazhimi deri më tani. Në rastin konkret nuk i di ato angazhime, ndaj po pres, por për sa më përket mua, minimalisht e shoh si vlerësim.

Sikleti është tani, ai i të ndarit se si flas sot nga si flisja dje. E kam thënë para shumë kohësh, që mundësia më e mirë për opozitën në kushtet ku jemi është që e gjithë opozita të jetë e bashkuar që të marrë votat e saj dhe pastaj edhe ato të elektoratit gri. Ndaj kam menduar që një kandidat që nuk ka një ngarkesë politike do ta kishte më të lehtë të afrojë elektoratin gri.

Kam folur me persona të caktuar te Mundësia, konkretisht me Eraldin dhe dy nga emrat që kam propozuar vetë janë emrat që janë në atë listë Floriani dhe Edlira, ku përfshihem dhe unë”, u shpreh Hasimja.

Ai u shpreh se kushdo që futet në garë për Tiranën do të jetë i papërgatitur.

“Situata është e vështirë, kushdoqë futet në garë do të jetë i papërgatitur. Situata është e papritur, sot presidenti dekretoi zgjedhjet. Koha ësdhtë e shkurtër, kjo nuk varet as nga unë as kushdo tjetër. Ai diskutimi a duhet figurë e fortë politike, PD ka natyrisht edhe Partia Mudnësia, apo do duhet një figurë publike, jo politike.

I kuptoj dhe qëndrimet në studio, ka plot raste jo larg Shqipërisë, kandidatë të këtij lloji ja kanë dalë me sukses. Bukureshi dhe Budapesti. Nuk është se nuk ekzistojnë shembuj të tjetër” - u shpreh Hasimja në Top Story. /TCH

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI