Flash

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

Lapsi.al 1 October 2025
Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Filipine ka arritur në 69, tha një zyrtar më 1 tetor, teksa Qeveria ka mobilizuar agjencitë për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe rikthimin e furnizimit me rrymë dhe ujë. Pjesa qendrore e Filipineve u godit nga një tërmet prej 6.9 shkallësh të Rihterit. Në qytetin Bogo, në provincën Cebu – që është afër epiqendrës së tërmetit që goditi pak para orës 22:00 të së martës, spitalet “janë të stërmbushura” me njerëz, tha zyrtari i Mbrojtjes Civile, Raffy Alejandro për gazetarët.

Numri i viktimave bazohet në të dhënat nga zyra për fatkeqësi në Cebu dhe mbetet që të verifikohet, tha Jane Abapo, zyrtare për informacion në zyrën rajonale të Mbrojtjes Civile. Një tjetër zyrtar, ndërkaq, tha se më shumë se 150 persona janë plagosur. Presidenti Ferdinand Marcos Jr siguroi të mbijetuarit se Qeveria do t’iu ndihmojë.

Cebu, një prej destiancioneve më popullore turistike në Filipine, është shtëpi e 3.4 milionë banorëve. Pavarësisht dëmeve, Aeroporti Ndërkombëtar Mactan-Cebu ka vazhduar që të operojë. Një tjetër qytet i goditur rëndë nga tërmeti është San Remigio. Zëvendëskryetari i këtij qyteti, Alfie Reynes, ka bërë thirrje për furnizime me ujë dhe ushqime për të evakuuarit, teksa autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Mediat lokale kanë publikuar video të njerëzve duke ikur nga shtëpitë e tyre pas dridhjeve të fuqishme të tokës. Agjencitë për monitorimin e tërmeteve thanë se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, teksa janë regjistruar edhe disa pasgoditje – një prej të cilëve ka arritur në 6 shkallë.

Pas dridhjeve të tokës nuk ka pasur paralajmërime për cunami. Filipinet gjendet në “Unazën e Zjarrit” në Paqësor, ku aktivitetet vullkanike dhe tërmetet janë të zakonshme. Shteti u përball me dy tërmete të fuqishme në janar, kur nuk u raportua për viktima. Më 2023, një tërmet prej 6.7 ballësh la të vdekur tetë persona./REL

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI