Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sulm në Gjermani/ Shpërthime dhe të shtëna me armë, një viktimë dhe një i plagosur

Lapsi.al 1 October 2025
Sulm në Gjermani/ Shpërthime dhe të shtëna me armë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Mynih të Gjermanisë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe nje tjetër i plagosur. Bild raportoi se një burrë u gjet i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Pas krimit, autori i ka marrë jetën vetes në zonën e Lerchenauer See.

Polica gjermane tha se viktima i vuri zjarrin shtëpisë së prindërve të tij dhe më pas u largua me makinë. Disa kurthe me mina u gjetën pranë banesës, ndërkohë që policia tha se një tjetër person konsiderohet i zhdukur.

"Si gjithmonë, po hetojmë në të gjitha drejtimet, por supozojmë një kontekst familjar," tha zëdhënësi i policisë, Thomas Schelshorn.

Autoritetet gjermane thanë se kjo ngjarje mund të ketë lidhje edhe me festivalin e Oktoberfest-it. Aktualisht, ambientet e festivalit po kontrollohen. Ndërsa punonjësve iu është kërkuar të largohen nga Oktoberfest dhe të mblidhen në një zonë tjetër. Gjithashtu janë marr edhe masa të mëtejshme sigurie për qytetarët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI