Flash

Sporting, “odise” në aeroport para Napolit: fluturimi vonohet mbi 4 orë

Lapsi.al 1 October 2025
Sporting, “odise” në aeroport para Napolit: fluturimi vonohet
Pas mbi 4 orësh vonesë, Sporting ia doli të hipte në avion dhe të udhëtonte drejt Napolit ku në mbrëmje do të luajë ndeshjen e raundit të dytë të Champions League. Aventurës, e kthyer në një “odise” të vërtetë, i erdhi fundi kur në orën 19:26 (ora e Lisbonës, 20:26 në Itali) aeroplani u ngrit në fluturim pas anulimit të fluturimit të mëparshëm për shkak të problemeve teknike. Lojtarët darkuan në avion, ulja e të cilit në Napoli është parashikuar rreth orës 23:10 me orën lokale. Prej andej, e gjithë delegacioni do të shkojë drejtpërdrejt në hotel, për të minimizuar stresin e shkaktuar nga një transferim rraskapitës për shkak të asaj që ndodhi.

Defekt teknik, Sporting mbetet në tokë: nisja e shtyrë

Sporting ndodhej tashmë në aeroportin Humberto Delgado dhe priste të hipte në fluturimin e orës 14:30 të ditës së djeshme, që nga Lisbona do ta çonte në Napoli, por papritur procedura e imbarkimit u bllokua: një defekt teknik i avionit e la në tokë (siç thuhet në zhargon) formacionin portugez, duke shkaktuar një vonesë të konsiderueshme për tentativën e re të ngritjes. Mbi tre orë “delay” që e detyruan klubin të rishikonte gjithë pjesën logjistike të udhëtimit dhe të konferencës për shtyp.

Anulohet konferenca për shtyp në prag të ndeshjes

E papritura e ndodhur në aeroportin luzitan prishi gjithë organizimin e transferimit nga ana e Sporting. Delegacioni, në fakt, mbeti i befasuar nga ai lojë fati, por u kujdes të bënte të gjitha komunikimet e rastit: shoqëria informoi menjëherë UEFA-n për situatën në të cilën u gjend pa dëshirë dhe u dakordësua me Federatën kontinentale për të anuluar konferencën e zakonshme për shtyp, që zhvillohet në prag të një ndeshjeje të Kupës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sporting CP ?? (@sportingcp)

Stërvitja e fundit para nisjes drejt Napolit

Rutina e Sporting, të paktën deri te lajmi i keq i marrë para ngritjes, ishte zhvilluar sipas planit. Në mëngjes skuadra kishte mbajtur stërvitjen e zakonshme të fundit në Alcochete, në përfundim të së cilës ishte regjistruar rikthimi në listën e të thirrurve i Diomandé, i rikthyer pas një dëmtimi muskulor. Mbrojtësi nuk do të jetë titullar (është jashtë që prej gushtit), por mbetet në dispozicion. Gati për të luajtur janë në vend të tyre Morita dhe Luis Suárez, të cilët të shtunën e kaluar trajneri i mbajti pushim duke përdorur rotacionin e arsyetuar në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Napoli. “Presim një ndeshje të vështirë, por duam një rezultat pozitiv, dhe kjo do të thotë të fitojmë”, fjalët e trajnerit Rui Borges për Sport Tv, i cili u kthye gjithashtu te paraqitja zhgënjyese (edhe pse fituese) kundër Estoril. “Jemi të vetëdijshëm se ajo që kemi bërë ka qenë pak zhgënjyese, që nuk kemi qenë të mirë si zakonisht, por kjo i përket të shkuarës. Dhe ajo e sotmja është një ndeshje krejt tjetër”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sporting CP ?? (@sportingcp)

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI