Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Redi Muçi: Berisha patericë e Ramës, Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në Tiranë

Lapsi.al 1 October 2025
Redi Muçi: Berisha patericë e Ramës, Lëvizja Bashkë

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ka theksuar se forca politike që ai përfaqëson mbetet e qëndrueshme në parime dhe nuk përfaqëson asnjë lloj ekstremizmi.

Ai kritikoi Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë për mungesë ideologjie dhe ka theksuar distancimin e Lëvizjes Bashkë nga marrëveshjet politike që, sipas tij, kanë për qëllim vetëm rikthimin në skenë të figurave të vjetra si Sali Berisha.

Muçi e konsideroi Berishën si përfaqësues të oligarkisë së vjetër dhe një mbështetje indirekte për kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi gjithashtu se Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës të cilat u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj këtë të mërukë dhe u caktuan të mbahen në datën 9 nëntor.

“Nuk kemi asgjë që të na bëjë ekstremist as në programin që u kemi prezantuar qytetarëve. PD është çngjyrosur nga çdo lloj ideologjie dhe PL nuk dihet se çfarë ideologjikë ka, kurse ne jemi koherentë me qëndrimet tona. Partitë e reja negociojnë, për çfarë, për një kandidat që do i shërbejë Berishës dhe e zgjedh ai. Nëse ne në programin tonë flasim për betonizimin dhe Berisha nuk thotë gjysmë llafi për këtë, kjo është kontradikta jonë kryesore. Berisha përfaqëson oligarkinë e vjetër të riciklimit. Kurse ajo që ne sugjerojmë është një model të ri politik. Berisha është paterica e shëndoshë e Ramës. Ne kërkonim shkarkimin e Veliajt që para shumë kohësh. Praktikisht ne një orë e më parë do dalim me kandidatin tonë, do hymë në këto zgjedhje. Ne i shohim këto zgjedhje si një mënyrë shumë të mirë për të shumëfishuar votat e vitit 2023 dhe për të shkuar drejt 2029-ës”, tha Redi Muçi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI