Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Pamje TË RËNDA/ Sherr masiv me thika dhe shkopinj në mes të Bilishtit

Lapsi.al 1 October 2025
Pamje TË RËNDA/ Sherr masiv me thika dhe shkopinj në mes të

Një sherr mes disa personash ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Bilishtit. Mediat raportojnë se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Sipas të njëjtave burime, një person me iniciale T.Ç, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39-vjeçar me inicialet G.M.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI