Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Izraeli paralajmëron banorët e Gazës të largohen: Kush mbetet do cilësohet terrorist

Lapsi.al 1 October 2025
Izraeli paralajmëron banorët e Gazës të largohen: Kush

Ministri izraelit i mbrojtjes ka paralejmëruar banorët e Gazës të largohen, para se se ushtria do të rrethojë qytetit e Gazës.

"Kjo është mundësia e fundit për banorët e Gazës që dëshirojnë ta bëjnë këtë për t'u zhvendosur në jug dhe për të lënë operativët e Hamasit të izoluar në qytetin e Gazës. Ata që mbeten do të konsiderohen terroristë dhe mbështetës të terroristëve,” tha Israel Katz në një deklaratë për median izraelite.

Komentet e Katz erdhën, ndërsa ushtria izraelite tha se do të mbyllte rrugën e fundit të mbetur për banorët e Gazës jugore për të hyrë në veri.

"Rruga Al-Rashid do të mbyllet për trafikun nga zona e sektorit jugor në orën 12:00.Lëvizja drejt jugut do të lejohet për ata që nuk ishin në gjendje të largoheshin nga Qyteti i Gazës. Në këtë fazë, ushtria izraelite lejon lëvizjen e lirë drejt jugut pa inspektim." tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adrae.

The Guardian shkruan se Izraeli vazhdoi ofensivën e tij në Gaza, ku 16 palestinezë janë raportuar të vrarë në të gjithë Rripin e Gazës, ndërsa bota priste përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Hamasi ka thënë se do ta studiojë planin, si brenda grupit ashtu edhe me fraksionet e tjera palestineze, përpara se të reagojë. 16 të vdekurit në Gaza përfshinin njerëz që kishin kërkuar strehim në një shkollë që strehonte të zhvendosurit në Qytetin e Gazës.

Të këshilluara

Tony Blair si "guvernatori i Gazës"

Nga Luigi Ippolito – Corriere della Sera Tony Blair, njeriu me “shtatë jetë”, rimishërimi i tij më i fundit do të jetë si “prokonsulli” i Donald Trump për Ga...

19:48

6.9 ballë, tërmet i fuqishëm në Filipine

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë ka goditur Filipinën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Tërmeti ndodhi në orën 9:59 të mbrëmjes sip...

19:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI