Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Do vareni te pylli orbital”/ Alimehmeti: Rama kërcënoi këshilltarët e PS për Veliajn

Lapsi.al 1 October 2025
“Do vareni te pylli orbital”/ Alimehmeti: Rama kërcënoi

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Oponenca” në News24 ka zbuluar një episod brenda PS të lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Sipas tij këshilltarët e PS janë “terrorizuar” nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me të. Ai u shpreh se Rama ka kërcënuar këshilltarët socialistë me qëllimin që të votonin pro shkarkimit të Veliajt nga drejtimi i bashkisë.

Sipas Alimehmetit, kreu i PS i ka kërcënuar duke kujtuar një shprehje të para disa viteve drejtuar Veliajt, kur ai tha “Erion Veliaj një ditë do të varet te një nga pemët që ka mbjellë”.

Ai zbuloi se këshilltarëve të PS u është thënë “ashtu si ai, ju do të vareni te pylli orbital” në rast se do të dështonin në përmbushjen e kërkesës. /BW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI