Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Aksidentet u ulën me 14.7% në janar-gusht, problem sjellja e shoferëve

Lapsi.al 1 October 2025
Aksidentet u ulën me 14.7% në janar-gusht, problem sjellja e

Numri i aksidenteve për 8 mujorin e vitit ka shënuar rënie me 14.7 për qind në raport me një vit më parë.

Instituti i Statistikave publikoi shifrat e muajit gusht ku rezulton një numër më i ulët aksidentesh në raport me gushtin e një viti më parë dhe po kështu më pak të plagosur dhe persona që kanë humbur jetën.

“Në muajin Gusht 2025 numërohen 159 aksidente rrugore, nga të cilët 229 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Gjatë periudhës Janar-Gusht 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 14,7 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikim.

Arsyeja kryesore e aksidenteve duket se mbetet sjellja e shkujdesur e shoferëve në timon duke ndërkohë këmbësorët janë në më pak raste shkaktarë të një aksidenti.

“Aksidentet rrugore, në 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Gusht 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 18,2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 11,3 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 23,3 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” vërën INSTAT.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 1 tetor 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti do të nisë me kthjellime, por prej mes...

08:02

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI