Flash

Qeveria amerikane buzë mbylljes së parë pas gati shtatë vitesh

Lapsi.al 30 September 2025
Qeveria amerikane buzë mbylljes së parë pas gati shtatë

Një mosmarrëveshje mes partive për shëndetësinë dhe shpenzimet mund ta shkaktojë mbylljen e Qeverisë amerikane për herë të parë pas gati shtatë vjetësh. Demokratët dhe republikanët në Kongres nuk po arrijnë dot marrëveshje, pavarësisht se mijëra punonjës federalë rrezikojnë të dërgohen në pushim të detyruar nga puna ose të shkarkohen.

Qeveria do të mbyllet në orën 12:01 të mëngjesit të së mërkurës, nëse Senati nuk e kalon një projektligj të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili do ta zgjaste financimin federal për shtatë javë, për t’u dhënë kohë ligjvënësve ta përfundojnë punën mbi projektet vjetore të shpenzimeve.

Credins Bank oferte per pajisje me POS

Demokratët në Senat thonë se nuk do ta votojnë projektligjin, nëse ai nuk përfshin zgjatjen e benefiteve shëndetësore që po skadojnë, mes kërkesave të tjera. Presidenti Donald Trump dhe republikanët nuk duan bile as të bisedojnë, duke argumentuar se bëhet fjalë për një projektligj të “pastër” që nuk duhet të jetë i diskutueshëm.

Nuk është e qartë nëse ndonjëra palë do të lëshojë pe para afatit.

“Tani është në duart e presidentit”, tha të hënën udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin, i cili nuk duket se solli ndonjë përparim të dukshëm.

“Ai mund ta shmangë mbylljen nëse arrin t’i bindë udhëheqësit republikanë të pranojnë atë që duam ne”, tha ai.

Nënpresidenti JD Vance, i cili gjithashtu ishte në takim, tha: “Mendoj se po shkojmë drejt mbylljes, sepse demokratët nuk po e bëjnë gjënë e duhur”.

Edhe ngërçet mes partive mbi shpenzimet e Qeverisë janë të shpeshta në Uashington, ngërçi i tanishëm vjen në një moment kur demokratët e shohin si një mundësi të rrallë për ta përdorur ndikimin e tyre për të arritur synime politike, pasi elektorati i tyre kërkon përballje me Trumpin.

Republikanët, të cilët kanë një shumicë 53-47 në Senat, ka të mundësi të kenë nevojë për të paktën tetë vota nga demokratët për ta kaluar ligjin me 60 vota, pasi senatori republikan Rand Paul nga Kentaki pritet të votojë kundër.

Trumpi nuk ka treguar shumë interes për të pranuar kërkesat e demokratëve për shëndetësinë, edhe pse u pajtua për një takim me ta të hënën. Para se të hynte në takim, ai e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend të negocionte sipas kushteve të demokratëve.

“Ideja e tyre nuk është shumë e mirë”, tha Trump.

Ndërkohë, agjencitë federale po shpërndajnë plane emergjente në rast se financimi ndërpritet, përfshirë hollësi për atë se cilat zyra do të qëndrojnë të hapura dhe cilët punonjës do të shkojnë në pushim të detyruar.

Russ Vought, drejtori për buxhet i Trumpit, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se mbyllja do të menaxhohej “siç duhet, por kjo është diçka që mund të shmanget plotësisht”, nëse demokratët e Senatit pranojnë projektligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve./REL

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI