Flash

Mbyllet gjyqi me Trump, YouTube i paguan presidentit 24 milionë dollarë

Lapsi.al 30 September 2025
Mbyllet gjyqi me Trump, YouTube i paguan presidentit 24 milionë

Gjiganti teknologjik YouTube, ka mbyllur padinë me Donald Trump, duke i paguar atij 24 milionë dollarë. Kjo padi përfshinte pezullimin e llogarisë së Presidentit Trump, pas trazirave në Kapitol të SHBA-së më 6 janar 2021. Cnbc raportoi se Trump paditi YouTube, Facebook dhe Tëitter në mesin e vitit 2021, pasi kompanitë pezulluan llogaritë e tij në platformat e tyre për shkak të shqetësimeve në lidhje me nxitjen e dhunës.

Që kur Trump fitoi një mandat të dytë në nëntor dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, kompanitë e teknologjisë kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre me presidentin. Kompania Meta tha në janar se do të paguante 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë e saj me Trump. Më pas kompania X e Elon Musk, pranoi të zgjidhte çështjen e saj të lidhur me Trump për afërsisht 10 milionë dollarë.

Në gusht, disa senatorë demokratë i dërguan një letër drejtorit ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, dhe drejtorit ekzekutiv të YouTube, Neal Mohan, duke shprehur shqetësimin e tyre për një zgjidhje të mundshme me presidentin.

Ata thanë se shqetësoheshin që një veprim i tillë do të ishte pjesë e një marrëveshjeje për të shmangur përgjegjësinë e plotë për shkeljen e ligjeve federale të konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorit dhe punës, rrethana që mund të rezultojnë në shkelje të ligjeve federale të ryshfetit nga kompania.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI