Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Kushti i Shehajt për kandidat jo-partiak, PD dhe Mundësia drejt negociatave

Lapsi.al 30 September 2025
Kushti i Shehajt për kandidat jo-partiak, PD dhe Mundësia drejt

Agron Shehaj deklaroi se Partia Mundësia do të ulet në tryezë me Partinë Demokratike me qëllim negociimin për të dalë me një kandidat opozitar për zgjedhjet që pritet të mbahen në Bashkinë Tiranë.

Sipas Shehajt, Partia Mundësia do të zhvillojë hapin e parë të negociatave me Partinë Demokratike në orët në vijim në lidhje me kandidaturën që opozita duhet të dërgojë përballë kandidates së PS, në një garë që ai theksoi se është i bindur që mund të fitohet përballë mazhorancës.

Mbetet për tu parë produkti i këtyre negociatave, pasi Shehaj prej muajsh ka deklaruar se nuk lëviz nga kushti se Mundësia vendos të mbështesë një kandidat të përbashkët për Tiranën, vetëm nëse nuk është anëtar i një prej partive politike.

“Unë jam i bindur që jashtë partive politike ka kandidatë shumë të mirë që mund të fitojnë. Absolutisht mund të fitojnë, nuk është e lehtë, por mund të fitojnë. Unë jam i bindur që ka gjithmonë një zgjidhje, thjesht duhet të gjesh mënyrën për të dalë me një kandidat, do thosha edhe të jashtëzakonshëm, që qytetarët nuk presin, që bën një kontrast shumë të madh me kandidaten e PS dhe jam i bindur që mund të jetë një garë që dhe mund ta fitojmë.

Propozimi i Partisë Mundësia ka qenë për një kandidat jashtë partive politike, që do të thotë mos të jenë të asnjë partie politike, as të PD as të Partisë Mundësia, të asnjë partie politike” – tha Shehaj në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel.

Lexo më tej: Zgjedhjet për Tiranën/ A do ta shkelë kushtetutën ushtar Begaj? 

Shehaj konfirmoi se përfaqësues të PD-së dhe Mundësisë do të ulen ditën e sotme në tryeze për të biseduar.

“Pas pak orësh, përfaqësues të Partisë Mundësia do të takohen me grupin përfaqësues të Partisë Demokratike për të diskutuar mbi mundësinë e daljes me një kandidat” - u shpreh Shehaj, ndërsa theksoi se Mundësia futet në bisedime me një kusht.

“Kështu që në këto kushte ne duhet të gjejmë një kandidat të jashtëzakonshëm që duhet të veprojë ndryshe nga sa ka vepruar opozita në këto 12 vjet sepse po vepruam në këtë mënyrë do korrim të njëjtin rezultat. Ky është qëndrimi ynë, emrat që ne do propozojmë janë emra që janë jashtë partive politike, nuk janë kandidatë as të Partisë Mundësia as të PD e të asnjë partie tjetër opozitare. Jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe duhet një zgjidhje e jashtëzakonshme!” – u shpreh Shehaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI