Flash

Josh Hartnett lëndohet gjatë xhirimeve në Kanada

Lapsi.al 30 September 2025
Josh Hartnett lëndohet gjatë xhirimeve në Kanada

Josh Hartnett është shtruar në spital në Kanada pas një aksidenti rrugor, ku automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një makinë patrulle të policisë kanadeze.

Ngjarja ndodhi javën e kaluar në Newfoundland, rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërsa 47-vjeçari po kthehej në shtëpi pas xhirimeve të një seriali të ri të Netflix, raportoi CBC.

Sipas policisë lokale (Royal Newfoundland Constabulary), aksidenti ndodhi në një kryqëzim dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet. Hartnett, që ishte pasagjer në një SUV, dhe shoferi 59-vjeçar, u dërguan në spital për dëmtime të lehta. Edhe oficeri i policisë, i përfshirë në përplasje, u kontrollua në spital si masë paraprake.

Një përfaqësues i aktorit tha për Page Six se Hartnett tashmë është liruar nga spitali dhe ka rifilluar xhirimet.

Seriali i Netflix, i cili ende nuk ka një titull zyrtar apo datë publikimi, zhvillohet në një qytet të vogël kanadez që përballet me një krijesë misterioze nga deti. Hartnett luan rolin e një peshkatari që përpiqet të mbrojë komunitetin e tij. Në kastin e serialit janë edhe Willow Kean, Ruby Stokes, Rohan Campbell dhe Kaleb Horn.

 

Të këshilluara

E hëna, dita me më shumë aksidente

E hëna ka qenë dita kur ndodhën më shumë aksidente rrugore gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave të bëra publike nga INSTAT, ditët e hëna kanë ndodhur 18,2% e ak...

16:29

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI