Flash

Erdogani përshëndet përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Lapsi.al 30 September 2025
Erdogani përshëndet përpjekjet e Trump për t’i

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, tha të martën se i çmon “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, pasi presidenti amerikan e siguroi mbështetjen e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për propozimin amerikan për paqe.

Pas bisedimeve mes Trumpit dhe Netanyahut në Uashington të hënën, Shtëpia e Bardhë e publikoi një plan me 20 pika për Gazën.

Plani parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.

Nuk është e qartë nëse Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi evropian – do ta pranojë këtë marrëveshje.

“Unë përshëndes përpjekjet dhe lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump, të cilat synojnë ndaljen e gjakderdhjes në Gazë dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdogan, i cili javën e kaluar u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë pas gjashtë vjetësh.

Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces “me synimin për të vendosur paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët”, shkroi Erdogan në X.

Turqia ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të luftës dyvjeçare të Izraelit në Gazë, të cilën e quan “gjenocid”. Ajo ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin, ka kërkuar veprime ndërkombëtare kundër Netanyahut dhe Qeverisë së tij, dhe ka bërë thirrje të përsëritura për një zgjidhje me dy shtete.

Gjatë pothuajse dy vjetëve luftë në Gazë, ofensiva izraelite ka vrarë mbi 65.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, ka shkaktuar uri ekstreme, ka shkatërruar pjesën më të madhe të ndërtesave dhe ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë, në shumë raste disa herë. Lufta nisi pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit, ku militantët vranë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyen 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por më kthjellime të shkurt...

07:25

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI