Flash

Divorci mes Kleas dhe Laertit/ Lidhja u kris pasi në burg hyri në takim special Ziza

Lapsi.al 30 September 2025
Divorci mes Kleas dhe Laertit/ Lidhja u kris pasi në burg hyri në

Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në lagjen “Gafur Muço” në Lushnjë, ku objektiv ka qënë banesa e nënës së Klea Gjatës, shtetases Shaqe Gjata.

Policia e Lushnjës ka ngritur dyshime të forta se shkak i vendosjes së tritolit mund të jetë bërë mosmarëveshjet e lindura mes Klea Gjatës dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, me të cilin vajza është ndarë.

Divorci mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut ka ndodhur sapo vajza nga Lushnja, ka mësuar se një modele nga Kosova e quajtur Ziza Pajaziti, ka frekuentuar në takim special në burgn e Drenovës të dashurin e Kleas, Laert Haxhiu.

Pas zbulimit të tradhtisë, Klea Gjata, ka refuzuar takimet e mëtejshme në burg me Laert Haxhiun, duke çuar në një konflikt të vazhdueshëm me të.

Sipas burimeve të policisë së Tiranës, kjo pistë dhe ky konflikt mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në banesën ku jeton nëna e Klea Gjatës, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga shpërthimi I tritolit.

Kujtojmë se emri i Klea Gjatës doli në media si e dashura besnike e Laert Haxhiut, kur njëri nga anëtarët Artan Tafani, shfaqi pendësn dhe foli për prokurorinë e Elbasanit, disa nga krimet e kryera nga banda e Laert Haxhiut.

Pas dëshmisë së tij, policia dhe prokuroria urdhëruan arrestimin e Klea Gjatës për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, e cila ka qëndruar 6 muaj në burg dhe njëherësh ju sekuestrua një automjet tip “Benz”, me të cilin lëvizte herë pas here Laert Haxhiu, gjatë kohës kur ishte në kërkim./OraNews

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Parashikohet që moti të përmirësohet gjatë ditës së martë duke sjellë intervale me kthjellime në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta, por më kthjellime të shkurt...

07:25

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI