Sot, të flasësh për kënaqësinë femërore nuk është më aspak tabu. Cunnilingusi është gjithnjë e më i zakonshëm, sidomos tek të rinjtë. Në forumet online, në rrjetet sociale, madje edhe në seriale e filma… kjo praktikë është demokratizuar. Lamtumirë fantazma të ndaluara: tashmë seksi oral shihet si një moment kyç i intimitetit edhe për femrat. Por, a kryhet gjithmonë siç duhet ky akt? Jo dhe aq. Sepse ajo që duhej të ishte sinonim i kënaqësisë, shpesh rrezulton të jetë e ngathët, zhgënjyese apo edhe e pakëndshme për atë që e përfiton
Arsyeja? Një mosnjohje e vazhdueshme dhe e përhapur për klitorin, organi kryesor i kënaqësisë femërore, i cili shpesh keqkuptohet. “Nuk bëhet fjalë të ushtrosh forcë apo ta lëpish me ngut”, paralajmëron Maryse Frochot, seksologe. Dhe edhe pse cunnilingusi mund të çojë në një orgazëm të fuqishme, në të vërtetë kërkon shumë më tepër finesë se sa mendohet. Ja këshillat e saj për ta bërë atë që duhet…
Si të bësh mirë një cunnilingus: gabimi nr. 1 që duhet shmangur
Sipas Maryse Frochot, shumë të rinj duan ta praktikojnë në pozicionin 69. “Nuk është kështu që do të arrish cunnilingusin më të mirë, përkundrazi”, thotë ajo. Nuk mund të përqendrohesh te dy gjëra në të njëjtën kohë: të japësh dhe të marrësh. “Klitorisi nuk është një buton që shtypet me gjuhë apo me gishta për të përjetuar orgazmën në 2 minuta.” Ky është gabimi i parë që bëjnë shumica e burrave dhe djemve: i gjithë stimulimi fokusohet direkt tek glandi i klitorisit. Është shumë intensive, shumë shpejt! Rezultati: mbistimulim, parehati apo edhe dhimbje. Klitorisi ka nevojë për kohë, dëshirë, një ngjitje progresive të kënaqësisë. Rregulli i parë pra është: mos nxitoni. Lëreni trupin dhe libidon të zgjohen.
Qasja ideale? Ti japësh kohës kohë. “Filloni duke puthur kofshët, pastaj pjesën e brendshme të tyre, pubisin, buzët e brendshme, dhe në fund klitorisin”, shpjegon ajo duke shtuar se duhet saktësisht kjo renditje. Ideja nuk është të shkosh drejt e në cak, por të ndërtosh tension. Çdo zonë rreth seksit kthehet në një terren loje erotike. Dhe kjo është pikërisht ajo që trupi pëlqen.
Sekreti i një cunnilingusi të suksesshëm: loja me ritmin dhe përdorimi i gjithë gojës
Pasi vulva është puthur, prekur dhe ledhatuar me delikatesë… vjen loja me ritmin. Pikërisht kjo bën ndryshimin. Sipas ekspertes, një cunnilingus i mirë do ndryshime dhe alternime: “herë lëpirje të gjata, herë rrethore, herë me prekje shumë të lehta. Herë me më shumë presion, herë edhe me thithje të lehta”. Çdo lëvizje e ndryshme jep një ndjesi unike.
Dhe gjuha nuk është e vetmja në mision. “Duhet përdorur e gjithë goja: buzët, e gjithë gjuha, madje edhe pak dhëmbët”, thotë ajo. Krahasimi i saj është i qartë: “Një cunnilingus është si të kafshosh një mango të lëngshme”. Përkthim: duhet të përfshihesh, të luash me teksturën, të thellosh ndjesitë dhe të përdorësh të gjithë gojën. Nuk është thjesht çështje e lëvizjeve të shpejta me majën e gjuhës. Trupi yt meriton një angazhim të plotë dhe të kujdesshëm nga partneri.
Cunnilingus: duart (dhe komunikimi), çelësat e një orgazme XXL
Një pikë tjetër thelbësore: duart nuk duhet të rrinë kurrë pa punë. Shpesh anashkalohen, kur mund të pasurojnë përvojën në mënyrë spektakolare. Pse të kufizohesh vetëm te gjuha? “Është edhe më mirë të përdoren gishtat dhe gjuhën njëkohësisht”, sugjeron Frochot. Të prekësh lehtë, të stimulosh buzët, të përkëdhelësh vithet apo gjoksin… prekjeja është esenciale për të maksimizuar orgazmën gjatë cunnilingusit.
Gjithashtu, duart ndihmojnë për të lexuar më mirë reagimet e partneres. Ajo dridhet? Shtrëngohet? Pëshpërit? “Mos hezitoni të pyesni çfarë ajo mendon, çfarë do, çfarë ndien”, këshillon ajo. Komunikimi dhe vëzhgimi janë aleatët më të mëdhenj të kënaqësisë në çift. Dhe mos harroni: edhe pushimet, frymëmarrja, dëgjimi janë pjesë e lojës.
Kënaqësia femërore dhe cunnilingusi: mos harroni kurrë rëndësinë e dëshirës
Në fund, duhet thënë qartë: dhënia (ose marrja) e kënaqësisë seksuale mund të krijojë edhe presion. Sidomos në një kulturë që vlerëson “performancën”. Por siç thotë Frochot, dëshira nuk imponohet. “Nëse nuk ke dëshirë ta bësh, nuk duhet të detyrohesh”, thotë ajo prerazi. Seksi – dhe kënaqësia – kërkojnë sinqeritet të vërtetë.
Më e rëndësishmja është të pyesësh veten: pse po e bëj? A dua të jap (ose të marr) këtë kënaqësi? A ndiej dëshirë? Çdo përgjigje ka rëndësi. Sepse cunnilingusi mund të jetë jashtëzakonisht intensiv… vetëm nëse bëhet me dëshirë, ndërgjegjësim dhe vetëpranim. Dhe mund të bëhet edhe lojë argëtuese: “Mos ngurroni të luani: me kube akulli, lodra seksuale, përkëdhelje…”, përfundon ekspertja. Pasi për cunnilingusin, imagjinata është e mirëpritur!