Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Roger Lukaku ndahet nga jeta, dedikimi prekës i Romelut për babain: “Jo më i njëjti”

Lapsi.al 29 September 2025
Roger Lukaku ndahet nga jeta, dedikimi prekës i Romelut për babain:
Në moshën 58-vjeçare ka vdekur Roger Lukaku, ish-futbollist, baba i Jordan dhe Romelu, futbollist aktualisht në forcat e Napolit. Lajmi u shpërnda nga mediat belge dhe mbi të gjitha u konfirmua nga Romelu Lukaku i cili hoqi të gjitha fotot e publikuara ndër vite nga profili i tij në Instagram duke lënë vetëm një, atë të tij si fëmijë me të atin, shoqëruar nga një mesazh vërtet prekës. Për më tepër sulmuesi publikoi edhe një çift stories gjithmonë me babain.

Lukaku, fotoja dhe mesazhi prekës për babain

Romelu Lukaku publikoi një foto të tij si fëmijë me babain, në anglisht shkroi një mesazh vërtet prekës: “Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të jem gjithmonë mirënjohës dhe të vlerësoj. Më mbro dhe më udhëhiq si askush tjetër nuk do të mundte. Jeta ime nuk do të jetë më e njëjta”. Ndërsa në frëngjisht, gjuha që flisnin në shtëpi, e mbylli: “Faleminderit për gjithçka. Roger Menama Lukaku. Mbreti i vjetër. Babai im”. Një zemër e vogël në mbyllje. Lukaku gjithmonë ka qenë shumë i lidhur me familjen e tij, në të kaluarën kishte folur për vështirësitë ekonomike që kishin pasur për të përballuar kur ishte i ri, duke u dhuruar fjalë shumë të larta prindërve.

Kush ishte Roger Lukaku, babai i Romelu dhe Jordan Lukaku

Futbolli është në gjakun e gjithë familjes Lukaku. Big Rom prej vitesh është një bomber i afirmuar, që në Itali ka veshur fanellat e Interit dhe Romës përpara se të kalonte te Napoli, vëllai Jordan ka luajtur me Lazion. Babai Roger ka qenë një futbollist që ka veshur edhe fanellën e kombëtares së Republikës Demokratike të Kongos, që në atë kohë kur ishte futbollist ishte ende Zaire, 11 paraqitje në kombëtare, dy pjesëmarrje në Kupën e Afrikës (1994, 1996). 135 në kampionatin belg, me 47 gola të shënuar. Luajti me Metalworkers dhe Germinal Ekeren, përpara se të transferohej në Turqi dhe të kthehej në Belgjikë me Malines dhe Ostenda.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI