Flash

Raul Ramirez humb jetën në moshën 19-vjeçare: përplasja e lojës fatale për spanjollin

Lapsi.al 29 September 2025
Raul Ramirez humb jetën në moshën 19-vjeçare:
Futbolli spanjoll është në zi pas vdekjes së Raul Ramirez, portierit vetëm 19-vjeçar të Colindres, i cili vdiq sot pasi ishte shtruar në spital për një goditje të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit. Nuk mjaftuan trajtimet e marra në terapi intensive për të dalë nga makthi ku kishte rënë të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes kundër Revilla, e vlefshme për Tercera Federación, liga e parë amatore e Spanjës. Ramirez vdiq sot për shkak të pasojave të një traume kraniale që i shkaktoi dy arrestime kardiorepiratore, të cilat rezultuan fatale, pavarësisht kujdesit të menjëhershëm. Të gjitha skuadrat e La Liga-s i janë bashkuar familjes së tij pas lajmit tronditës, i komunikuar pasdite nga federata.

Futbolli spanjoll qan Ramirez

Është një lajm dramatik që ka tronditur të gjithë dhe që shkruan një faqe të zezë në historinë e sportit spanjoll. Raul Ramirez vdiq për pasojat e pësuara pas një përplasjeje në lojë: të shtunën portieri i ri ishte në fushë kundër Revilla, një skuadre amatore, dhe rreth minutës së 60-të ishte protagonist i episodit që i kushtoi jetën. Ai u përpoq të arrinte një top të harkuar në zonë, por u shty nga një kundërshtar; vetëm se përplasja ishte e dhunshme dhe i bëri të humbte menjëherë vetëdijen. Nëntëmbëdhjetëvjeçari pësoi arrest kardiak, siç raporton Cadena Ser Cantabria, dhe ndeshja u pezullua menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë: trajneri i tij, Rafa de Peña, ekspert në reanimacion kardiopulmonar, u përpoq ta ndihmonte në pritje të ambulancës që e transportoi menjëherë në spitalin Marqués de Valdecilla në Santander, ku më pas ndërroi jetë. Sipas shtypit spanjoll, Ramirez pësoi dy arrestime kardiake, një në fushë dhe një tjetër gjatë udhëtimit për t’u shtruar në terapi intensive. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kantabrisë, José Ángel Peláez, konfirmoi “vdekjen cerebrale” të portierit të ri rreth mesditës. I gjithë bota e futbollit spanjoll është bashkuar rreth të riut dhe familjes së tij, të tronditur nga ngjarja tragjike.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI