Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Meket deputeti i opozitës/ Belinda Balluku e quan “bukurosh” në mes të kuvendit

Lapsi.al 29 September 2025
Meket deputeti i opozitës/ Belinda Balluku e quan “bukurosh”

Këtë të hënë Edi Rama ia delegoi zv.kryeministres së tij, Belinda Ballukut përgjigjet ndaj opozitës në sallën e parlamentit por askush nuk e priste që replika të merrte trajtat e një shkëmbimi batutash me natyrë flirtuese. Kur ka parë përballë saj deputetin e opozitës Klevis Balliu, Balluku e ka thirrur me një epitet që ngjalli buzëqeshje në sallë: “Bukurosh”.

Pas reagimeve të tij të vazhdueshme, Balluku ka vazhduar duke e shndërruar debatin në një skenë që ngjante më shumë me ato që shohim në lokale se sa në seanca parlamentare.

“Ky është problem, sepse ky çfarë nuk thoshte më përpara, imagjino tani që filloi të besojë se është bukurosh! Kjo është më e keqja”, tha ajo, duke ia zgjatur sallës të qeshurat.

Për ta zbutur situatën dhe për të fashitur hamendësimet e rastit, Balluku la të kuptohet se kishte njohje familjare me Balliun: “Mund të pyesësh edhe Fariun, edhe Letën, që andej nga fisi ynë nuk ka nevojë për ndërhyrje.”

Kjo është ndër herët e rralla që zv.kryeministrja zgjedh t'i përgjigjet opozitës në parlament dhe deputetët e PD duhet të përgatiten që mund të gjenden përballë një strategjie të re, që përfshin edhe buzëqeshjet, edhe komplimetat nga ana e grave dhe vajzave të mazhorancës, të cilat mund të tentojnë t'i zbusin deputetët kundërshtarë duke u thënë “bukuroshë”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI