Flash

Malltezi para GJKKO: Rama po pastron paratë e narkosit

Lapsi.al 29 September 2025
Malltezi para GJKKO: Rama po pastron paratë e narkosit

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka akuzuar prokurorët dhe gjyqtarët e reformës në drejtësi si kukulla të Soros. Duke folur për mediat jashtë GJKKO-së, Malltezi u ndal te raporti i fundit i publikuar nga DASH për Shqipërinë, ku dënohej korrupsioni masiv i përhapur në qeveri dhe drejtësi. Malltezi theksoi se në raportin e DASH Edi Rama akuzohet se ka nxjerrë ligje nominative për klientët e tij.

"Që mashtroi duke falsifikuar dokument shërbimeve sikur gjoja Hunter Biden nuk kishte pasur laptop. Pra kur arriti të mashtronte Kongresin dhe të gjithë popullin amerikan imagjino si i kishte lolot e Soros. Kjo kukull nuk është më dhe bashkë me barin e saj e mori me vete. Kjo kukulla vinte përherë këtu dhe i rreshtonte prokurorët dhe gjyqtarët e Soros sikur të ishin birrila. Pa pikë respekti dhe dinjiteti për veten e tyre. Kjo kukulla u qërua bashkë me barin e saj. Kemi një lajm të dytë nga Amerikan që erdhi dje, klima e biznesit në Shqipëri. Çfarë tha?

Korrupsion i përhapur në të gjithë qeverinë dhe në të gjithë gjyqësorin. Pra u bë reforma në drejtësi dhe u shtua korrupsioni. Ky ishte përfundimi i reformës Soros në drejtësi. Soros është i hetuar në vendin e tij dhe duhet të hetohet dhe në Shqipëri. Të gjithë lolot e Soros nuk e kanë vendin në drejtësi, por duhet të përballen me drejtësinë. E dyta, pastrim masiv i parave të narkosit në kullat që i jep Edi Rama. Edi Rama ka shkelur Kushtetutën, ka mërrë të gjitha lejet, i ka zeruar të gjithë kryetarët e bashkive që të japë vetë leje dhe të ndajë paratë me narkotrafikantët.

Së treti, ky raport thotë që Edi Rama ka nxjerrë ligje nominative për klientët e vetë. Ligje nominative qoftë për investimet strategjike, qoftë për Bolinon qoftë për vëllain e vetë. Të gjitha këto janë sinjale që kanë ardhur vetëm 4 ditët e fundit nga Amerika," tha Malltezi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI