Flash

Chivu befasohet nga incidenti në konferencë: “Po ç’dreqin është kjo? Më dolën lot”

Lapsi.al 29 September 2025
Chivu befasohet nga incidenti në konferencë: “Po
Inter shpreson të mos ketë pengesa në fushë në ndeshjen e dytë të kësaj Champions, e parashikuar nesër kundër Slavia Pragës. San Siro po përgatitet për ndeshjen e parë europiane të këtij sezoni ku nuk priten ndërprerje, siç ndodhi në rastin e Cristian Chivu gjatë konferencës klasike për shtyp në prag të ndeshjes: biseda me gazetarët u ndërpre papritur nga një zhurmë shumë e fortë që e trembi trajnerin, duke e bërë të shqiptonte disa thirrje jo fort elegante para se të shpërthente në të qeshura.

Çfarë ndodhi gjatë konferencës së Chivu

Si çdo prag ndeshjeje, trajneri ishte i pranishëm në sallën e shtypit për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Riti u përsërit edhe para Inter–Slavia Pragë, ndeshja e parë në Europë për zikaltërit në San Siro pas suksesit në debutim në Amsterdam kundër Ajax. Në një moment, Chivu hoqi me shpejtësi kufjet nga koka dhe i vendosi menjëherë në tokë, duke lëshuar një “Ik q*u” të fortë. Ai po përpiqej të manovronte një pajisje elektronike për të dëgjuar me vëmendje përkthimin e pyetjes së bërë në çekisht nga një gazetar, kur shtypi gabimisht butonin e gabuar. Në kufjet e tij nisi një fishkëllimë shurdhuese që e trembi dhe e bëri t’i hiqte me nervozizëm. “Ik q*u”, “Mizerje e ndyrë” – tha ai ndërsa prekte veshin e lënduar nga tingulli shumë i fortë. Në sallën e shtypit të gjithë shpërthyen në të qeshura për të papriturën, dhe edhe ai vetë, që më pas u përpoq ta zbusë situatën me një shaka: “Po çfarë është kjo, po lotoj”. Pastaj i kërkoi falje gazetarit që i kishte bërë pyetjen, padyshim i hutuar nga episod i ndodhur para syve të tij, që menjëherë u bë viral në internet mes tifozëve të Inter.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI