Flash

Trump ngre pritshmëritë para takimit me Netanyahun: Do bëjmë diçka të madhe

Lapsi.al 28 September 2025
Trump ngre pritshmëritë para takimit me Netanyahun: Do bëjmë

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të dielën se ekziston “një mundësi reale për diçka të madhe në Lindjen e Mesme”, pa dhënë detaje të hollësishme, disa ditë pasi kishte njoftuar se është afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

“Ka një mundësi të vërtetë për diçka të jashtëzakonshme në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë gati për një hap të madh, për herë të parë. Do ta arrijmë,” shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

Të premten, Trump kishte deklaruar se SHBA-të janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje që do të çonte në përfundimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe kthimin e pengjeve.

Para nisjes për në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork, ai u shpreh për gazetarët:
“Mendoj se jemi shumë pranë një marrëveshjeje për Gazën. Duket se e kemi një marrëveshje që do të sjellë kthimin e pengjeve, do të ndalë luftën dhe do të sjellë paqe. Mendoj se do të realizohet,” tha ai.

Ndërkohë, SHBA kanë propozuar një plan paqeje me 21 pika për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, një iniciativë që synon të përfshijë edhe vendet kryesore të rajonit. Sipas të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Whitkoff, propozimi i është paraqitur zyrtarëve nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordania, Turqia, Indonezia dhe Pakistani.

Të këshilluara

Një zjarr i madh përpin pallatin në Astir

Një zjarr i madh ka përfshire një pallat në zonën e Astirit. Flakët kanë prekur disa banesa, ndërkohë që forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në...

13:20

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI