Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Policët e veshur si Batman "i bëjnë gjëmën" shqiptarit në urën e Londrës

Lapsi.al 28 September 2025
Policët e veshur si Batman "i bëjnë gjëmën"

Një shqiptar që prej vitesh shet ilegalisht hot-dog në Urën Westminster, një nga pikat më të frekuentuara nga turistët në kryeqytetin britanik, është gjobitur me afro 7,000 paund nga autoritetet, ndërsa pritet të përballet sërish me drejtësinë për të njëjtën vepër.

Ludovik Keqaj, 52 vjeç, banues në Sussex Road, East Ham, është përshkruar nga policia britanike si një nga tregtarët ilegalë më “produktivë” të Urës Westminster, ku prej vitesh ushtrohet një tregti ambulante pa leje, kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Ai u shpall fajtor për 6 akuza të tregtimit pa licencë, duke u gjobitur me 670 paund për secilën shkelje. Gjithashtu, ai u ndëshkua me 1,666 paund për shkelje të një urdhri të mëparshëm komunitar që i ndalonte veprimtarinë tregtare në zonën e Lambeth.

Keqaj u detyrua gjithashtu të paguajë një tarifë për viktimën prej 224 paund, si dhe shpenzime gjyqësore në vlerën e 810 paundëve. Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e karrocës së tij të hot dogë-ve dhe një bombole gazi, e përdorur gjatë aktivitetit të tij ilegal.

Tregtia e hot dogëve pa licencë në Westminster – një histori që nuk ndalet që prej 1999. Shitësit ambulantë, kryesisht shqiptarë, kanë operuar për më shumë se dy dekada në këtë zonë ikonike të Londrës, shpeshherë në përplasje të drejtpërdrejta me inspektorët e bashkisë dhe policinë për tregti pa licencë.

Ndërsa shumë prej tyre janë larguar vit pas viti, disa individë – si Keqaj – kanë vijuar aktivitetin, pavarësisht gjobave, urdhrave ndalimi apo sekuestrimeve të mëparshme.

Në një aksion të pazakontë, oficerë të Policisë Metropolitane u maskuan si Batman dhe Robin në prill 2024 për të kapur tregtarët e paligjshëm në urë, duke përdorur metoda krijuese për të shmangur njohjen nga individët e përfshirë në veprimtari të paligjshme si tregtia pa licencë apo lojërat mashtruese me turistët, si “sfida e tre gotave”.

Megjithëse gjoba e fundit ndaj Ludovik Keqajt u dha në prill 2024, ai pritet të rikthehet sërish përpara gjykatës “Westminster Magistrates Court” për akuza të tjera të ngjashme që lidhen me tregtinë e paligjshme në Urën Westminster.

Autoritetet britanike vazhdojnë përpjekjet për të ndalur këto praktika, ndërsa sfidat me tregtinë ambulante pa licencë në zonat turistike mbeten të vazhdueshme. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Shqiptari kapet me 27 kg kokainë në Itali

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar, i lindur në vitin 1978, pasi u kap në flagrancë duke poseduar kokainë. Sekuestrimi ndodhi në autostradën Messin...

16:38

Një zjarr i madh përpin pallatin në Astir

Një zjarr i madh ka përfshire një pallat në zonën e Astirit. Flakët kanë prekur disa banesa, ndërkohë që forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në...

13:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI