Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Albin Kurti: SHBA do ta tërheqë Serbinë, por ky nuk është problemi im!

Lapsi.al 28 September 2025
Albin Kurti: SHBA do ta tërheqë Serbinë, por ky nuk

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur dy arsye që, sipas tij, çuan deri tek pezullimi i dialogut të planifikuar strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Kurti deklaroi se arsyeja e parë është fillimi i zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, kurse e dyta lidhet me presionin e SHBA-së për ta larguar Serbinë nga Rusia.

“E para është për shkak të fillimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, ku nuk mund të bëj kompromise… SHBA-të e konsiderojnë shumë të rëndësishme ta tërheqin Serbinë nga hemisfera lindore.

Dhe ne, duke qenë të palëkundur në zbatimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk jemi duke ndihmuar SHBA-në në shkëputjen e Serbisë nga Rusia. Por ky nuk është problemi im”, vlerësoi mes tjerash Kurti.

Kurti kritikoi edhe paraardhësit e tij në qeverisje, duke theksuar se qasja e tyre e butë nuk ka dhënë rezultate. Ai shtoi se, për faktin se ata ishin “shumë të butë” në raport me SHBA-në, tani zyrtarët amerikanë e shohin atë “pak më ekstrem” në vendimmarrje.

“Kjo është barra e paraardhësve të mi, që kanë qenë shumë të butë. Unë jam normal, por dukem pak ekstrem. Kjo është për shkak të paraardhësve të mi të cilët nuk kanë qenë normalë”, deklaroi Kurti gjatë një diskutimi me një grup të rinjsh në SHBA.

Ndryshe, raportet dypalëshe mes Prishtinës dhe Uashingtonit janë dobësuar ndjeshëm, kryesisht për shkak të bindjes së administratës amerikane se Kurti nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim dhe koordnim gjatë mandatit të tij në krye të qeverisë, pavarërisht thirrjeve, rekomandimeve dhe përkushtimit amerikan ndaj Kosovës.

Të këshilluara

Shqiptari kapet me 27 kg kokainë në Itali

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar, i lindur në vitin 1978, pasi u kap në flagrancë duke poseduar kokainë. Sekuestrimi ndodhi në autostradën Messin...

16:38

Një zjarr i madh përpin pallatin në Astir

Një zjarr i madh ka përfshire një pallat në zonën e Astirit. Flakët kanë prekur disa banesa, ndërkohë që forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në...

13:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI