Flash

Times of Israel: Ja plani 21-pikësh i SHBA-së për Gazën

Lapsi.al 27 September 2025
Times of Israel: Ja plani 21-pikësh i SHBA-së për Gazën

Gazeta Times of Israel ka zbuluar një dokument të klasifikuar me 21 pika që përshkruan planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të hapur rrugën për krijimin e një shteti palestinez. Plani u hartua nga i dërguari special Steve Witkoff  me kontributin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe Jared Kushner dhe iu prezantua një numri vendesh arabe dhe myslimane në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Siç vëren gazeta izraelite, ndryshimi është spektakolar, pasi që në shkurt, Presidenti Donald Trump fliste për një "transferim" të mundshëm të dy milionë banorëve të Gazës. Tani plani inkurajon në mënyrë të qartë qëndrimin e tyre, rindërtimin gradual të zonës dhe, në të ardhmen, një zgjidhje politike me perspektivën e një shteti.

Parimet themelore

Plani kërkon një armëpushim të menjëhershëm në këmbim të lirimit të pengjeve, ndihmës humanitare masive, një administratë të përkohshme nga teknokratët palestinezë, demilitarizimin e plotë të Rripit Palestinez dhe pjesëmarrjen e një force ndërkombëtare stabilizimi. Në horizont, mundësia e njohjes së një shteti palestinez pas reformimit të Autoritetit Palestinez.

Propozimi përmban gjithashtu "vija të kuqe" për palën izraelite: çarmatim të plotë të Hamasit, rol zero në administratën e ardhshme, demilitarizim dhe një proces deradikalizimi. Vetë Trump deklaroi me optimizëm se "negociatat intensive kanë filluar prej katër ditësh dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme", duke theksuar se të gjitha vendet në rajon po marrin pjesë, ndërsa Izraeli dhe Hamasi janë të informuar në të gjitha nivelet.

21 pikat e planit amerikan

1. Gaza do të bëhet një zonë e çmilitarizuar dhe e deradikalizuar, pa paraqitur kërcënim për fqinjët e saj.

2. Rindërtimi i Gazës në dobi të banorëve të saj.

3. Përfundim i menjëhershëm i luftës me një tërheqje graduale të forcave izraelite.

4. Lirimi i të gjithë pengjeve brenda 48 orëve nga pranimi i marrëveshjes.

5. Lirimi i qindra të burgosurve palestinezë dhe kthimi i trupave palestinezë pas kthimit të pengjeve.

6. Amnisti për anëtarët e Hamasit që angazhohen për bashkëjetesë paqësore - largim i sigurt për ata që duan të largohen.

7. Fluks masiv i ndihmës humanitare me të paktën 600 kamionë në ditë dhe projekte infrastrukturore.

8. Shpërndarja e ndihmës nga organizatat ndërkombëtare (OKB, Gjysmëhëna e Kuqe), pa ndërhyrjen e Izraelit ose Hamasit.

9. Administrimi nga një qeveri e përkohshme teknokratësh palestinezë, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, deri në përfundimin e reformës së Autoritetit Palestinez.

10. Plani i rindërtimit ekonomik, me ekspertë dhe investime për vende të reja pune.

11. Krijimi i një zone ekonomike me tarifa të reduktuara dhe marrëveshje të veçanta aksesi.

12. Inkurajimi i palestinezëve për të qëndruar në Gaza, me mundësinë e kthimit për ata që mund të largohen.

13. Asnjë përfshirje e Hamasit në qeverisje - shkatërrimi i infrastrukturës sulmuese (tunelet, etj.).

14. Garancitë e sigurisë rajonale në mënyrë që kushtet të përmbushen dhe Gaza të pushojë së qeni kërcënim.

15. Forcë stabilizimi ndërkombëtar për të mbikëqyrur sigurinë dhe për të trajnuar policinë palestineze.

16. Angazhimi i Izraelit për të mos pushtuar ose aneksuar Gazën, me një dorëzim gradual të territorit ndaj forcës ndërkombëtare.

17. Zbatimi i kushteve, qoftë edhe pjesërisht, në zonat që do të evakuohen, nëse Hamasi e refuzon planin.

18. Angazhimi i Izraelit për të mos dëmtuar Katarin, me njohjen e rolit të tij në ndërmjetësim.

19. Një proces deradikalizimi i popullsisë, me dialog ndërfetar për të ndryshuar narrativën.

20. Pasi të përparojë rindërtimi dhe reforma e Autoritetit Palestinez, mund të vihet në vend një rrugë e besueshme drejt një shteti palestinez.

21. Vendosja e një dialogu SHBA-Izrael-Palestinë për një "horizont politik" të bashkëjetesës paqësore.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI