Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

"Lëvizja Bashkë" refuzon ftesën e PD: Do kemi kandidatin tonë për Tiranën

Lapsi.al 27 September 2025
"Lëvizja Bashkë" refuzon ftesën e PD: Do kemi

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka konfirmuar se forca e tij nuk do të bëjë asnjë koalicion në zgjedhjet e pritshme për bashkinë e Tiranës, por do të garojë me një kandidat e të kësaj force.

“Ne do të hyjmë me kandidatin tonë në këto zgjedhje. Besoj së afërmi këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë do ta vendosë.

Të kandidojmë në Tiranë për ne është domosdoshmëri. Ka qenë një filozof që unë e kam për zemër, Baruk Spinoza shekuj më parë që thoshte se liria nuk është e kundërta e domosdoshmërisë. Liria është të bësh atë që është e domosdoshme për natyrën tënde.

Në këtë kuptim, për ne është e domosdoshme, por edhe shprehje e lirisë së lartë që ne të shkojmë prapë te qytetarët e Tiranës, në nëntor, dhjetor pasi nuk e di kur do të jenë zgjedhjet dhe t’ju kërkojmë votat dhe t’ju kërkojmë mbështetjen që të jemi instrumenti politik i transformimit të qytetit tonë.

Kjo do të thotë që fushatë do të kemi shpejt. Do të angazhohemi të gjithë për t’i bindur qytetarët. Unë jam i bindur se rezultati i “Lëvizjes Bashkë” do të jetë goxha më i mirë se në zgjedhjet e kaluara në Tiranë sepse e lexoj te reagimi i qytetarëve” – tha Qori.

Ai refuzoi publikisht ftesën e bërë nga Partia Demokratike që e gjithë opozita të dalë me një kandidat të përbashkët. Pak orë më parë deputeti i PD-së Belind Këlliçi i mandatuar nga Sali Berisha për të negociuar me partitë e tjera të opozitës tha se e kishte ftuar edhe Qorin për të hyrë në koalicion. Por ky i fundit i konsideron këto ftesa si “sirena e ftojnë në fund të detit”.

“Besoj e keni dëgjuar edhe ju ditët e fundit që Lëvizjes Bashkë po i afrohen lloj-lloj sirenash. Është si ajo anija e Odisesë që kalon nëpër ca shtigje me anijen e tij dhe janë disa sirena që të marrin mendjen që të thonë: “Hajde me ne në fund të detit se aty do të jetë mrekullia vetë”.

LEXO EDHE: Alimehmeti dhe Tabaku s’pranuan/ Këlliçi: Kandidati për Tiranën mund të mos jetë i PD

Këto sirena po i drejtohen tani “Lëvizjes Bashkë” dhe i thonë: “Hajde me ne! Bëhemi kështu e bëhemi ashtu. Bëjmë një koalicion me ketë e bëjmë një koalicion me atë se mrekullia vetë do të jetë”. Mirëpo është si në rastin e Odisesë sepse sirena të tilla nuk e kanë për mirë. Janë thjesht mënyra për të të gënjyer edhe për të të marrë në qafë dhe për të të bërë si vetja.

Lëvizja Bashkë nuk ka të dytë dhe nuk ka të ngjashëm në spektrin politik shqiptar, as mes partive të leqendisura të së shkuarës të korruptuara dhe as mes eksperimenteve të dështuara të herëpashershme që gjallojnë në jetën politike shqiptare” – tha Qori. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kontrolle policore të shumta në Vlorë

Policia rrugore e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion të gjerë. Efektivë të kësaj policie janë ndalur në disa pika kryesore të qytetit. Në këto pika po...

21:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI