Flash

Incidentet e fundit me dronë nxorrën në pah se ku çalon mbrojtja evropiane

Lapsi.al 27 September 2025
Incidentet e fundit me dronë nxorrën në pah se ku çalon

Një "mur" dronësh, i cili do të përdorë teknologji të përparuar për të zbuluar, ndjekur dhe kapur mjete ajrore pa pilot. Ky është thelbi i projektit që planifikon BE-ja, të ndërtojë një sistem mbrojtës nga dronët në krahun e saj lindor. Ministrat e Mbrojtjes së BE ranë dakord për këtë në një video-konferencë të premten (26.09), siç njoftoi Komisioneri i Industrisë së Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius.

"Muri i dronëve" është pjesë e një projekti më të gjerë për mbikëqyrjen e krahut lindor të BE-së, i cili përfshin gjithashtu sisteme mbrojtëse tokësore, siguri detare për Detin Baltik dhe Detin e Zi, si dhe inspektim të situatës me informacione satelitore

Instrumentet e BE-së pritet të përdoren për financimin e mburojës. "Mburoja mbrojtëse për krahun lindor, me murin e dronëve si thelbin e saj, do t'i sjellë dobi të gjithë Evropës",  theksoi Kubilius.

Gjermania synon të përmirësojë mbrojtjet nga dronët

Pas alarmeve për dronë në Danimarkë dhe Norvegji, niveli i kërcënimit në rritje nga dronët po diskutohet edhe në Gjermani. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tani dëshiron të vendosë rregullore të qarta, madje t'i lejojë Bundeswehr-it edhe të rrëzojë dronë në raste të caktuara.

Dobrindt dëshiron të rregullojë më mirë kompetencat ligjore për t'u mbrojtur nga dronët, raportojnë medita gjermane. Një katalog përkatës masash do të përcaktojë, ndër të tjera, se kur Bundeswehr-i do t'i lejohet të rrëzojë mjete ajrore pa pilot në kushte të caktuara. Ndërhyrja e armatosur duhet të jetë e mundur, nëse një dron përbën një kërcënim akut për njerëzit apo infrastrukturën kritike dhe kur masat e tjera mbrojtëse janë të pamjaftueshme. Në situata të tilla krize, kompetenca e vendimmarrjes duhet t'i takojë Ministrisë Federale të Mbrojtjes, raportohet në media.

Ukraina e gatshme të ndihmojë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, deklaroi se vendi i tij ishte "gati të merrte pjesë në projektin e mburojës së dronëve". Në luftën kundër Rusisë,  Ukraina ka zhvilluar një gamë të tërë aftësish për të zbuluar dhe rrëzuar duzinat ruse të dronëve me kosto efektive. "Muri i dronëve do të krijojë një ekosistem thelbësisht të ri mbrojtës në Evropë", shkroi Shmyhal në internet.

Një koncept për mbrojtje dukshëm më efektive nga dronët në krahun lindor të BE-së ka qenë në zhvillim e sipër prej muajsh. Por nevoja për këtë u bë më emergjente pas shkeljes masive me dronë rusë në hapësirën ajrore polake dy javë e gjysmë më parë. Avionët luftarakë të gjeneratës së fundit duhej të qëllonin me raketa të shtrenjta për të rrëzuar dronët e lirë.

Ndërhyrje me dronë rusë janë raportuar edhe nga Rumania. Kohët e fundit, dronë të paidentifikuar hynë gjithashtu në mënyrë të përsëritur në hapësirën ajrore daneze, duke paralizuar aeroportet për orë të tëra. Autoritetet dyshojnë se pas incidenteve qëndron një "dorë profesioniste"./DW

Të këshilluara

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë, ndërkohë që autori nuk dihet se kush është, pasi është larguar ng...

10:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI