Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet 38-vjeçari

Lapsi.al 27 September 2025
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit,

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pas një operacioni të finalizuar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet gjermane.

Bëhet fjalë për shtetasin F.abio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, i cili në vitin 2019 akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë zjarri shtetasin K. P., bashkëshortin e një gjyqtareje të ngarkuar me gjykimin e një çështjeje kundër një grupi të strukturuar kriminal, ku vetë i ekstraduari ishte i përfshirë. Ballabani dyshohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të Emiliano Shullazit.

Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar për Ballabanin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, parashikuar nga Kodi Penal.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 38-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vijojë procedurat përballë drejtësisë shqiptare.

Të këshilluara

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë, ndërkohë që autori nuk dihet se kush është, pasi është larguar ng...

10:56

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI