Flash

Çmontohet organizata kriminale në Greqi/ Vihen në pranga gjashtë shqiptarë

Lapsi.al 27 September 2025
Çmontohet organizata kriminale në Greqi/ Vihen në pranga

Autoritetet greke kanë njoftuar shkatërrimin e një rrjeti kriminal që mbante një plantacion kanabisi të pajisur plotësisht dhe trafikonte sasi të mëdha kanabisi të papërpunuar. Në operacionin e 25 shtatorit 2025, u sekuestruan gjithsej 1.1 ton kokainë dhe 1,640 fidanë, ndërsa të ardhurat e paligjshme nga aktivitetet e organizatës vlerësohen të paktën në 8,000,000 euro. Nga sasia e drogës nonkuptohet se se organizata ishte e aftë të furnizonte një qark të gjerë trafikimi.

Gjithashtu bëhet me dije se kreu i grupi kriminal ishte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjecari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj. Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Prendi rezulton me precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje, ndërsa 50-vjecari Arben Mashi rezulton me precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë e armë si dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Nga kontrollet e kryera në shtëpi, si dhe në një zonë të pyllëzuar, u gjetën dhe u konfiskuan, 1,640- fidanë kanabisi, 1- ton, -161- kilogramë dhe -161- gramë kanabis të papërpunuar, 4.3- gramë kokainë dhe 3.5- gramë ketaminë. Po ashtu gjatë kontrollove policia greke gjeti dhe sekuestroi edhe 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë, 4 peshore elektronike, 3 automjete, 17 celularë, 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zviceriane.

Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregëtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias.

Të këshilluara

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë, ndërkohë që autori nuk dihet se kush është, pasi është larguar ng...

10:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI