Flash

Parandalohet ngjarja e rëndë në Vaun e Dejës/ 53-vjeçari tenton të godasë fqinjin

Lapsi.al 26 September 2025
Parandalohet ngjarja e rëndë në Vaun e Dejës/

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se një 53-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar që të godasë me thikë fqinjin e tij. Arsyeja për konfliktin është shkatërrimi i pronave. I arrestuarit ka tentuar edhe më parë që të kanos fqinjin e tij me thikë si dhe me sopatë.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale. Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar që dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë. 53-vjeçari dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë. Sekuestrohen 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi: A. G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta. Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur 4 mjete prerëse (3 thika dhe 1 sëpatë), të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Të këshilluara

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë, ndërkohë që autori nuk dihet se kush është, pasi është larguar ng...

10:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI