Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kane vendos rekord, 100 gola në 104 sfida: Bayern thyen Werder me poker e kryeson

Lapsi.al 26 September 2025
Kane vendos rekord, 100 gola në 104 sfida: Bayern thyen Werder me poker e

Bayern Munich hap javën e pestë të Bundesligës me tre pikët tashmë të zakonshme: bavarezët shkatërrojnë 4-0 Werder Bremen në “Allianz Arena” dhe bëjnë pesë nga pesë në kampionat. Tah hap shënimet në minutën e 22’, pastaj shpërthen i zakonshmi Kane me një tjetër dygolësh (45’ dhe 65’) dhe Laimer mbyll llogaritë në minutën e 87’. Djemtë e Kompany ngjiten në 15 pikë në klasifikim, humbja e tretë për Werder Bremen që mbetet në kuotën 4.

Gjithçka e lehtë për Bayern Munich, që firmos fitoren e pestë radhazi në Bundesligë duke shpartalluar 4-0 Werder Bremen dhe duke mbetur me pikë të plota në kuotën 15. Që nga minutat e para djemtë e Kompany i bëjnë të qartë kundërshtarëve rrjedhën e lojës: presion i lartë dhe shumë raste në çerekun e parë të orës. Për avantazhin vendasit duhet të presin minutën e 22’: nga zhvillimet e një goditjeje këndi Olise shtron për 1-0 të Jonathan Tah. Pas golit të ish-lojtarit të Leverkusen, Kampionët në fuqi nuk ndalen: nga fundi i pjesës së parë faulli i Friedl në zonë sjell dyfishimin e Harry Kane me penallti në minutën e 45’.

Lexo më tej: Haaland në historinë e Champions League: thyen rekordin e Harry Kane

Pas ndërprerjes, miqtë nuk arrijnë të reagojnë, me kuqebardhët që mbyllin llogaritë në minutën e 65’ falë dygolëshit personal të Harry Kane, i nisur nga Luis Diaz. Goli i 100 në 104 ndeshje për 32 vjeçarin që bëhet lojtari që arrin më shpejt këtë shifër në 5 kampionatet elitare kontinentale. Në fund ka hapësirë edhe për Laimer, që realizon pokerin në minutën e 87’. Fiton Bayern Munich 4-0 dhe mbetet në krye me pesë suksese në po aq ndeshje. Mbetet i bllokuar në kuotën 4 pikë Werder Bremen, në humbjen e tretë sezonale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI