Flash

Biletat shiten të gjitha: tifozët marrin me qira çati e ballkone për Kairat-R. Madrid

Lapsi.al 26 September 2025
Biletat shiten të gjitha: tifozët marrin me qira çati e

Për një skuadër të Kazakistanit nuk është gjë e zakonshme të përballet me një gjigant të futbollit botëror të kalibrit të Real Madrid. Ja pse, sapo u zbulua kalendari i Champions League, tifozët e Kairat shpërthyen dhe pak ditë para ndeshjes biletat tashmë janë ezauruar. Mundësia për të parë një ndeshje të tillë nga afër ka mobilizuar fansat, të cilët janë treguar të zgjuar për të gjetur zgjidhje alternative dhe fokusi është përqendruar tek qiratë shumë të shkurtra, mbi shtëpitë dhe pallatet pranë stadiumit mes apartamenteve me pamje nga fusha dhe çative të aksesueshme në Almaty.

Shitja e biletave u ezaurua brenda shumë pak kohe, sipas asaj që raporton faqja përgjegjëse Ticketon.kz. Aksesi u bë i disponueshëm nga mbrëmja e 23 shtatorit, por pas pak orësh gjithçka ishte tashmë “sold out”. Një situatë e parashikueshme, duke parë vetëm 23 mijë vendet e stadiumit dhe kërkesën e lartë nga fansat, sipas vlerësimeve të faqes radha online arriti në 230 mijë persona. Tifozët e të dy skuadrave kanë bërë gjithçka vetëm për të siguruar një vend në Ortalyq Stadion të Almaty.

Tifozët e Kairat do të bëjnë gjithçka për të mos humbur mundësinë për të parë nga afër gjestet e yjeve si Mbappé, Vinicius dhe të kampionëve të tjerë në oborrin e Xabi Alonso. Sfida do të zhvillohet të martën më 30 shtator dhe do të vlejë për ditën e dytë të Champions League. Një moment aq i pritur jo vetëm nga mbështetësit, por edhe nga vetë lojtarët, të cilët ende të pabesueshëm për kualifikimin, në momentin e shortit të kundërshtarëve të tyre festuan pa u shqetësuar për vështirësinë e sfidave.

Tifozët të gatshëm të paguajnë “çdo çmim” edhe për një çati apo ballkon

Dita e ndeshjes po afron dhe nga Kazakistani vijnë lajme kurioze, në shënjestër nuk janë vetëm shtëpitë bosh, por edhe ato tashmë të banuara. Banorët e zonës, siç raporton faqja kazake el.kz, kanë sinjalizuar një bombardim të vazhdueshëm telefonatash nga tifozët. Ata nuk kërkojnë, megjithatë, një banesë komode për të arritur stadiumin, por një pikë vrojtimi ndryshe për të parë ndeshjen edhe pa biletë. Nga dëshmitë dhe njoftimet që gjenden online, thonë madje se janë të gatshëm të paguajnë “çdo çmim” vetëm për ta siguruar atë.

Lexo më tej: Reagimi i lojtarëve të Kairat Almaty pas shortit me Real dhe Inter: ëndrra e një jete

Një situatë e pazakontë dhe kurioze: mungesa e biletave nuk duket se mund t’i pengojë tifozët e Kairat të ndjekin ndeshjen. Nëse mund të duket e çuditshme kjo kërkim për shtëpi që shohin direkt mbi stadium, dijeni se fansat duken të gatshëm vërtet për gjithçka. Kërkimi është zgjeruar madje vetëm tek çatitë e pallateve apo ballkone individuale dhe në forumet online e faqet kanë dalë njoftime të tipit: “Kërkoj çelësat e çatisë, çmimi i diskutueshëm”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI