Flash

Aksident i rëndë në Berat, vdes i riu, plagosen dy të tjerë (Emrat)

Lapsi.al 26 September 2025
Aksident i rëndë në Berat, vdes i riu, plagosen dy të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan, ku një mjet i tipit Porsche ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Vodicë, ku udhëtonin tre të rinj, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.

Në këtë aksident ka humbur jetën 34-vjeçari Endri Vrushaj, banues në lagjen ‘Vakëf’, Berat. Ai ishte pasagjer në automjetin që ka dalë nga rruga dhe ka pësuar plagë të rënda, që nuk i mbijetoi.

Dy persona të tjerë, Alban Elezi dhe Gisi Shehu, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për trajtim të specializuar.

Për momentin, shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë deklaruar se mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Të këshilluara

Dronë misteriozë edhe në qiejt e Francës

Vala e dronëve misteriozë mbi qiejt e Europës përfshin edhe Francën. Ushtria franceze konfirmoi se kishte pikasur disa dronë të panjohur në hapësirën ajrore pra...

15:41

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI