Flash

Trump bën lëvizjen e rradhës në Shtëpinë e Bardhë, heq portretin e Joe Biden

Lapsi.al 25 September 2025
Trump bën lëvizjen e rradhës në Shtëpinë e

Presidenti Donald Trump ka hequr nga “Korridori i Presidentëve”, paraardhësit të tij Joe Biden. Siç shihet në pamje, portreti i Biden nuk ndodhet në vendin ku ekspozohen portretet zyrtare të të gjithë presidentëve amerikanë, por në vend të tij është vendosur një fotografi e një stilolapsi automatik. Pamja më lart u publikua nga asistentja speciale e presidentit dhe këshilltarja e komunikimit Margo Martin në një postim në X.

Simbolika e stilolapsit nuk është rastësore, pasi Trump e kishte ngritur për herë të parë këtë temë muajt e fundit të mandatit të Biden, duke vënë në dyshim nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat, pasi ishin “identike dhe të përsëritura”.

Biden në atë kohë i hodhi poshtë deklaratat e Trump, duke thënë në një deklaratë: “Më lejoni të jem i qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet në lidhje me faljet, urdhrat ekzekutivë, legjislacionin dhe shpalljet. Çdo sugjerim se nuk e mora unë është qesharak dhe i rremë.”

Trump ka zhvendosur edhe portretet e presidentëve të tjerë, përfshirë Barack Obamën dhe George W. Bush dhe e ka zëvendësuar portretin e ish-zonjës së parë Hillary Clinton me një të tijën.

Trump gjithashtu filloi ndryshmiet e Kopshtit të Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në fillim të kësaj vere, duke shtruar pjesën e oborrit me pllaka mermeri dhe duke shtuar ndriçim dhe altoparlantë të rinj për të organizuar eventet. Vendosja e re në stilin e verandës është ngjasuar me Mar-a-Lago, ku Trump darkon gjatë fundjavave të tij larg Uashingtonit, dhe është quajtur "Klubi i Kopshtit të Trëndafilave".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI