Flash

Rama shkarkon Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Lapsi.al 25 September 2025
Rama shkarkon Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë së

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ky është vendimi i parë i marrë nga qeveria Rama 4, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, që u drejtua nga Edi Rama. Vendimi erdhi dy ditë pasi Këshilli Bashkiak miratoi propozimin për shkarkimin e Veliajt me argumentin se nuk është paraqitur prej tre muajsh në detyrë. Ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej arrestimit më 10 shkurt.

Pritet të shihet lëvizja e kryeministrit nëse do ta dërgojë menjëherë vakancën në bashkinë e Tiranës për në presidencë, ku Bajram Begaj do të duhet që të shprehet brenda 48 orëve me një dekret për datën e zgjedhjeve. Apo kryeministri do të presë afatin 15 ditor, kohë deri kur Veliaj ka të drejtën të ankimojë këtë vendim të shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese. Një ankim i Veliajt do të bllokonte çdo procedurë të ndërmarrë, nga miratimi i shkarkimit në Këshillin Bashkiak.

Neni 115 i Kushtetutës e thotë qartë se Kryetari i bashkisë ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend. Në rast se ankimi nuk ndodh, atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat Presidenti i Republikës do të duhet t’i shpallë menjëherë sapo të informohet për vakancën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI